LAJMI I FUNDIT:

Ky është i riu që shkaktoi panik në SHBA, deshi ta përplas aeroplanin në dyqanin e Walmart në Mississippi

Ky është i riu që shkaktoi panik në SHBA, deshi ta përplas aeroplanin në dyqanin e Walmart në Mississippi

Piloti që të shtunën vodhi një aeroplan dhe kërcënoi se do ta përplaset në një market të Walmartit në qytetin Tupelo të Mississippi, është arrestuar dhe do të akuzohet për vjedhje dhe kërcënime terroriste.

Cory Patterson, 29-vjeç, vodhi aeroplanin me dy motorë C90 të kompanisë Beachcraft King Air që ishte i mbushur plotë me kerozinë dhe u ngrit në ajër nga aeroporti i Tupelos rreth orës 5 të mëngjesit – ku menjëherë reaguan ekipet emergjente që i kërcënonte se do të përplaset mbi një lokal të Walmartit, transmeton Telegrafi.

Në porosinë e shkruar në Facebook rreth orës 9:32 të mëngjesit që tashmë është shlyer, Patterson i ka kërkuar falje familjes së tij.


“I kërkoj falje të gjithëve. Kurrë nuk kam dashur të lëndoj askënd. I dua prindërit dhe motrën, ky nuk është faji i juaj. Lamtumirë”, ka shkruar Patterson në Facebook.

Në një konferencë për media, shefi i policisë së Tupelos, John Kwak, ka thënë se Patterson me gjasë nuk ka qenë pilot i trajnuar dhe se i dinte vetëm disa gjëra bazike.

E ekipet për negocim kishin arritur të vënë kontakt me të, dhe ta bindin që të ateroj me ndihmën e një piloti që i jepte instruksione, pasi nuk dinte se si duhet zbritur në tokë fluturaken.

Siç raporton Fox News, Patterson ka punuar për 10 vite si punonjës në aeroportin rajonal Tupelo, ku kishte qasje në fluturake.

Megjithatë arsyeja e vjedhjes së aeroplanit akoma nuk dihen, por Kwaka ka premtuar se policia do t’i hetojë të gjitha pistat që mund të kenë lidhje me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori