Frederik Veseli qendërmbrojtës i FC Lugano anëtare e Super Ligës Zvicerane, ndihet mjaft i kënaqur me përfshirjen e tij në kombëtaren kuq e zi të Shqipërisë.
Veseli me prindër nga Kosova, ka lindur më 22 nëntor 1992 në qytezën Renens të Zvicrës frëngjishtfolëse.
Prirjet e tij të jashtëzakonshme në futboll fillimisht i ka testuar me pionierët e skuadrës lokale FC Renens, ku ka treguar aftësi të papara si në shpejtësi ashtu edhe në manovrim me topin.
Këto veçori të rralla Fredin siç e quajnë shkurt shokë e miq edhe pse vetëm 13 vjeç e çojnë në skuadrën fqinje FC Lausanne-Sport, atëbotë anëtare e Challenge-League të Zvicrës.
Ngjitja kaq e shpejtë drejt sukseseve e frymëzon atë edhe për më tepër për punë në futboll dhe mësime.
Ai, për dallim nga të tjerët krahas futbollit ndjek edhe mësimet në një nga gjimnazet prestigjioze të Llozanës, ku shquhet si në punë ashtu edhe në mirësjellje.
Edhe sot kontaktet me te i dëshirojnë ish-mësimdhënës e moshatarë sepse ai çdoherë ishte i afërt dhe miqësor me të gjithë.
Viti 2009 për Frederik Veselin konsiderohet si vit i sukseseve të mëdha.
Ai dhe bashkëlojtarët e tij të seleksionit U-17-të të Zvicrës në takimin final mposhtin Nigerinë me rezultat 1:0 dhe fitojnë titullin e skuadrës më të mirë në bote në këtë kategori garash.
Duhet theksuar se në këtë përzgjedhje që shkroi histori suksesi për Zvicrën,shiritin e kapitenit e pati bartur Frederik Veseli. Sjellja e Kupës nga ky kampionat në arkivat e Zvicrës e pati vu Veselin në qendër të vëmendjes. Ai u intervistua nga kanale të njohura televizive të Zvicrës, dhe vendeve të tjera.
Ky nderim i takonte me të drejtë sepse një vit më herët ai ishte angazhuar në klubin e famshëm anglez Manchester City .
Aksionarët e Manchester City edhe pse në radhët e veta kishin tubuar emrat më të mëdhenj të futbollit evropian dhe atij botëror Veselin e mbajtën në klub deri më 2012, duke qenë të sigurt se kishin të bënin me një futbollist të talentuar dhe tejet cilësor.
Ai më 2013 huazohet në Machester United, skuadër kjo po ashtu shumë e njohur brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe.
Dëshira për të qenë i përfshirë në lojë e detyron Veselin që pas një viti të lë këtë ekip dhe të kalojë në Ispwish Town , i cili klub sivjet ka shënuar 138 vjetorin e themelimit.
Meqenëse Veseli pjesë të jetës e konsideron futbollin dhe për te ka lënë anash gjithçka të qëndruarit në ulësen e rezervistëve nuk e përballon dot.
Në verën e vitit 2014 lëviz drejt ekipit Bury ku luan 18 ndeshje dhe me të përfunduar sezoni e bënë edhe lëvizjen tjetër të radhës duke u bërë pjesë e klubit FC. Port Vale, e cila skuadër me donator këngëtarin e njohur Robbie Williams synon në të ardhmen të ashtuquajturën Barclays Premier League e njohur në Angli si Liga kryesore e futbollit profesionist.
Me këtë skuadër Veseli luajti gjatë sezonit 2014- 2015 dhe u aktivizuar tridhjetetetë herë në pozitën e qendërmbrojtësit.
FC Lugano e vetmja skuadër e regjionit tiçinez në Super Ligën Zvicerane duke parë oscilimet e shumta në mbrojtje dhe rrezikun e përhershëm për largim nga shoqëria e më të mirëve të Zvicrës, e solli gjatë stinorit të sivjetmë në radhët e veta Veselin, shtatgjatë i cili në pozitën e qendërmbrojtësit luajti plot tridhjeteshtatë ndeshje.
Anketat e bëra me tifozët e rregullt të FC Lugano e nxjerrin Veselin si forcën kryesore të kësaj skuadre,duke ia atribuuar atij si meritë të pakontestueshme edhe mbetjen e ekipit të tyre në çastet e fundit në Super Ligën Zvicerane të futbollit.
Prandaj përfshirja e tij në kombëtaren shqiptare nga ana e selektorit Gianni De Biasi është e qëlluar.
Veseli i aftësuar në futbollin anglez kaherë e ka merituar aktivizimin në kombëtaren shqiptare,ku ashiqare shihet se ai posedon kapacitet për ta plotësuar ashtu si duhet pozitën e qendërmbrojtësit apo edhe atë të mbrojtësit në të dy krahët, dukshëm më mirë se gjithë të tjerët që e pretendojnë veten si të harruar nga Gianni De Biasi.
Nga deklaratat e deritashme të Frederik Veselit, hetojmë kënaqësinë e tij të veçantë për angazhim me të kuqezinjtë.
Veseli mendon që edhe kombëtarja shqiptare është një mundësi reale për afirmimin e të gjithë futbollistëve ashtu sikurse që janë kombëtaret e tjera të përfshira në evropianin “FRANCA 2016”
Ai po ashtu premton se me lojën e tij të mirë do ta arsyetojë besimin e dhënë nga trajneri Gianni De Biasi,të cilin e konsideron si njërin nga strategët më të suksesshëm të futbollit italian dhe të atij evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bayern Munich nënshtron Eintracht Frankfurtin dhe marshon drejt titullit

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë