Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i dënuar me dy vjet e gjysmë burg për shkeljen e një dënimi me kusht, e konfirmoi gjatë ditës së djeshme se gjendej në burgun e qytetit Pokrov, në rajonin Vladimir.
Ky burg është 190 kilometra në veri-lindje të Moskës, dhe është i njohur për regjimin e rreptë, transmeton Telegrafi.
Jeta brenda këtij burgu është e fshehur nga pamja që reflekton, prapa gardheve të larta prej metali dhe telave me gjemba që rrethojnë këtë objekt me pamje të rrënuar.
Sidoqoftë, Navalny ishte në gjendje të ofrojë përshtypjet e tij fillestare, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Nuk ia kishte idenë se ishte e mundur që të organizohej një kamp i përqendrimit i vërtetë, 100 kilometra larg nga Moska”, tha ai, duke shtuar se koka e tij ishte qethur.
Jeta brenda burgut, në qytetin e Pokrov, mund të bëhet akoma më banale, stresuese dhe ndoshta e rrezikshme sipas një ish të burgosuri.
Konstandin Kotov shërbeu siç tha ai dy dënime të mjerueshme në Koloninë Penale Nr.2 – dënimin e parë për katër muaj, të dytin për gjashtë muaj.
Ai u lirua për herë të fundit në muajin dhjetor dhe u shpreh i shqetësuar për kthimin e tij, derisa sqaroi se si funksionon kolonia penale nga brenda.
“Në minutat e para këtu, përjetoni presion mendor dhe moral”, tha ai për CNN, transmeton Telegrafi.
“Jeni të detyruar të bëni gjëra që nuk do t’i bënit kurrë në jetën normale. Ju ndalohet të flisni me të dënuar të tjerë. Ata ju detyrojnë të mësoni listën e emrave të punonjësve; jeni në këmbë gjatë gjithë ditës, nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes, dhe nuk ju lejohet të uleni. Nuk ju lejohet të uleni. Ata nuk ju lejojnë të lexoni, nuk ju lejojnë të shkruani letër. Mund të zgjasë dy javë, mund të zgjasë tre javë”, rrëfen ai.
Kotov, shpjegoi se të burgosurit flinin në dhomat e kazermës në shtretërit e hekurt. Rreth 50 deri në 60 burra flinin në dhomën e tij, tha ai, secili me një sasi të vogël hapësire.
“Perandoria e frikës”
Dhuna mund të jetë e zakonshme në burgjet ruse. Pamjet shqetësuese të publikuara nga gazeta ruse investigative Novaya Gazeta tregon të burgosurit duke u rrahur nga rojet në një koloni penale në Yaroslavl, rajoni pranë vendit ku po mbahet Navalny.
Kotov thotë se ai pa të burgosurit duke u rrahur në Koloninë Penale Nr.2. Më së shpeshti, ata këputnin këmbën e një karrigeje dhe godisnin njerëzit në thembra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A