Kuvendi i Maqedonisë do të përgatitet edhe për mënyra alternative për mbajtjen e seancave

Kuvendi punon në kërkim të mënyrës alternative për mbajtjen e seancave në kushte të jashtëzakonshme, gjegjësisht
seanca onlajn dhe votim lidhur me pandeminë me Kovid-19, gjendje e cila sipas vlerësimeve të fundit do të zgjasë edhe në dy vitet e ardhshme.
Kryetari i Kuvendit, Talat XHaferi në brifingun me gazetarët theksoi se për konfirmimin e mënyrës së tillë alternative të punës do të nevojiten dy deri në tre muaj dhe tani për tani seancat do të mbahen në sallën me kupolë, ndërsa votat do të numërohen me dorë.
“Si kryetar i Kuvendit jam i obliguar të mendoj për funksionalitetin e Kuvendit edhe në situata të rregullta edhe në gjendje të jashtëzakonshme dhe prandaj në takimet e para në koordinim e dhashë idenë për mendim lidhur me
mundësitë alternative për punën e Kuvendit. Për fat të keq, ajo ide shfrytëzohet që të rrotullohet si tentim i shumicës, kryetari të shmang punën e rregullt të Kuvendit dhe me këtë të përmbushet mungesa e kuorumit të mundshëm dhe me këtë faktikisht nga shtëpia të mund të punojnë deputetët. Jo, jo kjo nuk është ideja”, potencoi Xhaferi.
Ideja bazë, sipas tij, është që Kuvendi të punojë në kushte normale siç është përshkruar, por fakt është se në tre dekada nuk kemi punë të përshkruar të institucionit dhe funksionim të institucionit në kushte të jashtëzakonshme.
“Pandemia na tregoi se është e nevojshme të merret parasysh edhe mundësia alternative për punë në kushte të tilla. Sot është pandemia, nesër mund të jetë një arsye tjetër për punë alternative të Kuvendit, pasnesër mund të ketë një arsye të tretë – mund të jetë zjarr, mund të jetë tërmet, mund të jetë nuk e di se çka, e cila do të shkaktojë gjendje të jashtëzakonshme dhe në rrethana të tilla të jashtëzakonshme si do të punojë Kuvendi, ku do të punojë Kuvendi.
Prandaj them se alternativë për funksionalitetin e institucionit, për institucionin, për qytetarët të kemi, e jo assesi siç tentojnë këtë ta transmetojnë dhe ta prezantojnë si tentim të shumicës që të përmbushet mospasja e kuorumit të
mundshëm”, potencoi Xhaferi.
Për të hënën në mesditë do të caktojë seancë në të cilën në rend dite do të jetë zgjedhja e përbërjes së trupave të punës së Parlamentit, ndërsa pastaj verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Në Kuvend deri më tani kanë arritur propozimet ligjore të Qeverisë për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe pesë vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët