Në Maqedoni është aktual debati për gjuhën shqipe dhe për ligjet që partitë shqiptare kërkojnë që të votohen në Kuvendin e Maqedonisë.

Në videon e fundit të emisionit satirik ''Hallki-t'' që transmetohet në Alsat-M, shihen deputetët e dhomës ligjvënëse në Maqedoni duke folur shqip dhe duke propozuar ligje në të mirë të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Seanca e parë e përbërjes së re parlamentare fillon me himnin kombëtar shqiptar.

Kjo është vetëm një ëndërr e protaginistit në këtë emision, Hasim Memishi-Sopi.

Më tej, ''Hallki-t'' kanë bërë edhe një video për analistët./Telegrafi/