Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e cila njëkohësisht shënoi edhe seancën e fundit të kësaj legjislature.

Mbledhja, e udhëhequr nga kryesuesi Bekim Lestrani, mblodhi kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit, përcjell Telegrafi.




Në rend dite, ndër pikat kryesore ishte miratimi i buxhetit komunal për vitin 2026, i cili u votua me shumicë votash.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe procesverbalin e mbledhjes së datës 30 korrik 2025, si dhe raportin e progresit për implementimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024.

Ky vendim konsiderohet i një rëndësie të veçantë, pasi përcakton orientimet buxhetore dhe financiare të Komunës për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/