Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 69 vota pro kanë formuar Organin Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Ky proces u kritikua nga opozita, të cilët nuk morën pjesë në votim, ndërsa pro votuan deputetët e mazhorancës, Listës Serbe dhe komunitetet të tjera jo shumicë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Qeveria Kurti është bërë pjesë e një afere korruptive në OSHP me tender njëburimor.
Ai tha se e njëjta nuk ka respektuar as procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve me konkurs, derisa ironizoi edhe me qëndrimin e kryeministrit Kurti në SHBA.
“Qeveria është pjesë një afere korruptive me tender njëburimor, ky është problemi që e ka ky vend. Çka ka ndodhur sot, një orë para se të fillojë kjo pikë e rendit të ditës, qeveria online, kryeministri prej Uashingtoni, a ku është, e ka ndalë Conter Strike dhe e ka ndërruar një emër se cili do të shkojë para panelit përzgjedhës”, tha ai.
Kritik u shfaq edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili i kërkoi ekzekutivit t’i tërheq emrat për anëtarët e OSHP-së.
“Qeveria t’i tërheqë këto propozime, të shkojë me procedura të shpejta ose me konkurs. Mendoj se s’ka rrugë tjetër që të zgjidhen anëtarët dhe kandidatët që plotësojnë kriteret në organin shqyrtues të prokurimit”, deklaroi ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Qeveria me vetëdije të plotë e ka shtyrë procesin e emërimit të bordit të OSHP-në.
“Qeveria me vetëdije të plotë e ka shtyrë procesin e emërimit të bordit në OSHP-së, për të vendosur një bord që i shkon përshtati kontraktimit të vetë qeverisë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, këtyre akuzave iu kundërpërgjigj, ushtruesja e detyrës së shefes së GP të Lëvizje Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Nuk mund ta prishim një praktikë që tregon rezultate pozitive. Andaj nëse dëshirojnë të gjejnë arsye për destruktivitetin e tyre në raport me proceset e rëndësisë le të provojnë metoda të tjera. Ne kemi në trajtim një pikë që është e rëndësisë së veçantë”, tha ajo.
Anëtarët e organit për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së janë, Rrustem Thaçi nga Gjykata Supreme, Françiska Zhitia-Imeri nga Gjykata e Apelit dhe Nikolla Petronjeviq nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, njofton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe