Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit duke marrë për bazë rekomandimet e nivelit qendror kanë anuluar vendimin lidhur me kompensimin e shujtave për punonjësit e administratës komunale.

Ky vendim ishte miratuar në seancën e shkuar, por se nuk ka kaluar filtrin e ligjshmërisë nga niveli qendror.


Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit kjo çështje është shqyrtuar në pikën e tretë të rendit të ditës në seancën e fundit të Kuvendit, me ç’rast edhe është votuar për anulimin e vendimit të kontestuar.

“Për këtë çështje, shumica e asamblistëve u dakorduan që - në përputhje me përgjigjen dhe rekomandimet e Ministrisë së Financave - një vendim i tillë të merret në një seancë të radhës, pasi të bëhen planifikimet e nevojshme buxhetore për vitin e ardhshëm 2026”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit. /Telegrafi/