Kutia e Pandorës u hap të martën nga Juela Nikolli.Ajo u vendos para një zgjedhje: tre emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.

Tre emrat që zgjodhi Juela ishin: Greta Kazazi, Selin Bollati dhe DJ Gimbo.


Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare 'shumë e fortë'.

Foto: YouTube

“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.

Greta theksoi nga ana tjeter se e priste pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.

“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën", u shpreh ajo.

Mbetet për t'u parë se kush nga ta, do ta lë shtëpinë e famshme të shtunën. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com