LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Këshillin Prokurorial i pavlefshëm, qëndrimi i QUINT-it për zgjedhjet në veri dhe deklarata e Cholletit pas marrëveshjes së Ohrit- lajmet e javës

Ligji për Këshillin Prokurorial i pavlefshëm, qëndrimi i QUINT-it për zgjedhjet në veri dhe deklarata e Cholletit pas marrëveshjes së Ohrit- lajmet e javës

Gjatë javës që po lëmë pas Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e kaluar.

Po gjatë kësaj jave, saktësisht të premten shtetet e QUINT-it kanë dhënë qëndrimin e tyre lidhur me zgjedhjet në veri dhe mospjesëmarrjen e Listës serbe.

Ndërkaq, pas arritjes së marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka pasur reagime të shumta, ndërkaq arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.


Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.

KPK: Ligji i miratuar në Kuvend pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial
Lexo po ashtu KPK: Ligji i miratuar në Kuvend pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial

Ndryshe, Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës është miratuar në Kuvend në lexim të parë dhe në lexim të dytë. Për kanë votuar deputetët e mazhorancës, ndërsa nga opozita e kanë kundërshtuar ashpër.

Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës është deklaruar kundër këtij ligji pasi sipas tyre, e cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetues.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

Edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë të rregullt

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Përmes një deklarate publike të premten, shtetet e QUINT-it kanë thënë se zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe se “është thelbësore që të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore e të rregullt”.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm”, thuhet në deklaratë.

Tutje, shtetet e QUINT-it iu kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen e të shmangin dhunën, që mund të pengojë zgjedhjet.

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës, për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

“Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

Lista Serbe thekson se vendimi për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje është marrë në përputhje me “pikëpamjet e qytetarëve që ajo i përfaqëson me vite”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, më 23 mars, se refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”.

Pas marrëveshjes së Ohrit, Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Albin kurti.

Pas marrëveshjes së Ohrit, Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE
Lexo po ashtu Pas marrëveshjes së Ohrit, Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Ai duke komentuar bisedën telefonike me Kurtin ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë në të ardhmen e saj drejt BE-së.

“Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në një Twitter, transmeton Telegrafi.

Përveç me kryeministrin Kurti, Chollet ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin serb Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori