Nataliteti në Kosovë po shënon rënie nga viti në vit. Planifikimi familjar, kushtet e rënda ekonomike, por edhe ikja e të rinjve jashtë vendit, janë disa nga arsyet që potencohet se kanë ndikuar në rënien e natalitetit.
Gyltene Kolloviçi është nënë e re e cila sapo ka lindur fëmijën e dytë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se nuk planifikon të lindë më fëmijë, për disa arsye.
“Është lindja ime e dytë, është vajzë derisa të parin e kam djalë. Unë nuk planifikoj të lind më shumë fëmijë, besoj mjaftojnë vajzë dhe djalë. Nuk planifikoj për shkak se kushtet ekonomike nuk i kemi aq të mira sa të lind më shumë fëmijë, por edhe trupi ynë mendoj nuk duron më shumë sepse është sfidë”, tha Kolloviçi.
Nataliteti në rënie në Kosovë është dukuri e viteve të fundit, pasi që gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, Kosova ishte ndër vendet me shtimin më të madh të popullsisë në ish-Jugosllavi.
Për gjeneratat më të vjetra, rënia e lindshmërisë nuk është një dukuri pozitive. Fevzi Mahmuti, 69-vjeçar nga Prishtina, thotë se i ka pesë fëmijë. Por, fëmijët e tij, thekson ai, i kanë vetëm nga një ose dy fëmijë. Ai thotë se do të dëshironte të shihte më shumë nipa e mbesa rreth tij.
“Besoj se nataliteti në Kosova ka rënë shkaku i kushteve të vështira ekonomike. Më shumë se një fëmijë ose dy, të rinjtë nuk po i bëjnë. Shumë keq, mendoj se duhet të kenë më shumë fëmijë. Unë për vete i kam pesë fëmijë. Djali im i ka dy dhe nuk mendon të ketë më fëmijë tjetër. Vajza e ka vetëm një”, tha Mahmuti.
Ndryshe, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i lindjeve të gjalla të ndodhura brenda Kosovës për vitin 2014, ishte 25,929. Në vitin 2015, në gjithë Kosovën kishin lindur 24.594 foshnje. Ndërkaq në vitin 2016 kanë qenë 23.416 foshnje të lindura, derisa në vitin 2017 kanë lindur 24,402 foshnje. Viti 2018 është përmbyllur me 22.761 foshnje të lindura të gjalla.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili, thotë se nëse krahasohet vetëm nëntëmujori i parë i këtij viti, me atë të vitit të kaluar, rezulton se vetëm në institucionin që ai udhëheq, kanë lindur 400 foshnje më pak.
“Për nëntëmujorin e parë të këtij viti, kanë qenë 7,256 lindje, ku nëse krahasohet me nëntëmujorin e vitit të kaluar janë rreth 400 lindje më pak. Në vitin 2014 kemi 10,307 lindje, 2015 kemi 9,443 lindje, në vitin 2016 kemi 10,139 lindje, në vitin 2017 janë 10,161 lindje, dhe në vitit 2018, janë 9,963 lindje. Ndër vite ka rënie, por nuk është rënie shqetësuese. Por, lindjet tjera sigurisht kryhen në spitale regjionale, pra këto janë lindjet vetëm në QKUK”, thotë ai.
“Dy vitet e fundit, nëse bëhet krahasimi, 400 lindje më pak, arsyet që ne po i shohim këtu janë planifikimi i familjes në bazë të kushteve ekonomike, por edhe një numër i madh i të rinjve po dalin jashtë vendit”, tha Ismaili.
Ndërkaq, sociologët thonë se do të duhej që institucionet gjegjëse të zhvillojnë strategji që të promovojnë rëndësinë e natalitetit.
Besnik Peci, sociolog, thotë për Radion Evropa e Lirë tha se trendi i migrimit dhe trendi i ulët i natalitetit, Kosovën pas 20 vjetësh do ta gjejë me popullatë shumë modeste në Ballkan.
“Rënia e natalitetit në Kosovë i atribuohet mungesës së një strategjie të qartë kombëtare për të promovuar qartë zhvillimin dhe shtimin e natalitetit. Për dallim nga gjitha vendet e rajonit, që i kanë zhvilluar strategjitë e tyre për ta mbështetur natalitetin përmes fuqizimit ekonomik të familjeve, te ne nuk ka asnjë veprim konkret që do ta ndihmonte këtë proces. Pastaj kjo lidhet edhe me varfërinë, pavarësisht se në të kaluarën kur gjendja e tyre ekonomike ishte e vështirë, kanë lindur më shumë fëmijë, pas luftës ekziston një rritje e vetëdijes dhe sigurimi i mbijetesës është më i lartë”, tha Peci.
Sidoqoftë, sipas zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, për rënien e natalitetit nuk janë bërë studime, por siç kanë thënë ata, mund të supozohet se trendi i uljes së natalitetit prek secilin vend në zhvillim, e në këtë rast po e prek edhe Kosovën. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?