Katër dëshmitarë kanë dhënë sot dëshmitë e tyre në Gjykatën e Pejës në gjykimin për vrasjen Donjeta Pajazitaj, në procesin gjyqësor në të cilin i akuzuar është kushëriri i saj, Naseri.
Azem Pajazitaj, Kastriot Pajazitaj, Sami Rabushaj e Agim Zekaj kanë dhënë dëshmitë e tyre sot në gjykimin për vrasjen e vajzës së vrarë në dhjetor të vitit 2015 në bjeshkët e Strellcit.
Azem Pajazitaj, kushëri i të ndjerës, gjatë rrëfimit para gjykatës tregoi para trupit gjykues se ditën kritike e kishte parë kushëriren e tij derisa po qëndronin bashkë me disa kushërinj tjerë te vendi i quajtur “Drumi” në fshatin Strellc i Ulët.
Sipas tij, në atë vend ishte edhe i dyshuari për vrasje, naser Pajazitaj.
“Ditën kritike unë kam qenë në mëngjes në Deçan. Pastaj kam ardhë në fshatin Strellc rreth orës 10:30. Kam qëndruar në Drum, aty ku zakonisht mblidhemi në fshat. Aty ka qenë Naseri, Kushtrimi, ndërkohë ka ardhë edhe Jetmiri”, tha dëshmitari
Dëshmitari tregoi se i akuzuari atë ditë veturën e tij e kishte parkuar skaj rrugës, ndërsa tregoi edhe për momentin kur kishte kaluar andej pari Donjeta Pajazitaj.
“Donjeta deri në gjysmën e rrugës së lagjes Pajazitaj ka ardhur me Qamilin. Ajo na ka përshëndetur dhe ka vazhduar në drejtim të lagjes Jusaj, ndërsa Qamili është takuar me disa punëtorë të KEK-ut dhe policë dhe është kthyer me ta për në shtëpinë e tij”, tha Azem Pajazitaj.
Trupi gjykues ia prezantoi dëshmitarit skicën e rrugëve të fshatit të tij, ndërsa ai tregoi se ku ishin duke qëndruar dhe deri te cila pjesë e rrugës Donjeta kishte ardhur nën shoqërimin e Qamilit, për të vazhduar me pas dytë ndaras drejtimin e tyre.
Tutje, dëshmitari Azem Pajazitaj tregoi se pas disa minutave, të njëjtin drejtim e kishte marrë edhe kushëri tjetër i tij, tani i akuzuari, Naser Pajazitaj.
“Pasi që ka shkuar Donjeta rrugës për lagjen Jusaj, diku pas 3-4 minuta Naseri ka shkuar në atë drejtim me xhipin e tij. Ne nuk e kemi pyetur se ku po shkon (Naseri), e as ai nuk na tha gjë”, tha ai.
Pesë minuta pasi kishte shkuar Naseri, dëshmitari tha se kishin marrë rrugën për varrezat e fshatit në për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një bashkëfshatari.
Ai tha se nuk e kishte parë të akuzuarin të ketë marrë pjesë në atë ceremoni të varrimit.
“Në varrim nuk e kam pa Naserin”, theksoi dëshmitari.
Dëshmia e bashkëfshatarit
Sami Rabushaj nga Strellci i Ulët i Deçanit ka qenë njëri nga dëshmitarët e seancës së sotme.
Rabushaj tha se shtëpia e tij gjendje përballë me familjen e viktimës, kurse gjatë dëshmisë së tij theksoi së asnjëherë nuk kishte parë ndonjë sjellje të pahijshme të Donjetës.
Ai tha se për zhdukjen e Donjetës kishte dëgjuar një ditë me vonë në të pamen e bashkëfshatarit të tyre.
“Kam dëgjuar nga bashkëfshatarët se mbrëmë nuk i ka ardhur çika Halilit në shtëpi”, tha ai.
Dëshmitari Sami Rabushaj tregoi edhe kur kishte takuar kushërinjtë e tij te vendi i quajtur “Drumi”. Ndër ta tha se kishte qenë edhe i akuzuari, Naser Pajazitaj.
“Unë kam dalë nga shtëpia bashkë me axhën tim rreth orës 13:30 për të shkuar në varrimin e bashkëfshatarit. Gjatë rrugës te Drumi i kam parë Naserin, Azemin, Jetmirin edhe Kushtrimin. Unë aty nuk jam ndalë me folë, veç ju kam thanë a po vini në varrim. Naseri me tha: Qe edhe pak se herët është edhe pak. Me pas unë kam vazhduar në drejtim të varrezave nga rruga e lagjes Kamaj”, tha Rabushaj.
Dëshmitari tregoi se Naseri e kishte pasur veturën e tij xhip të paguar skaj rrugës, afër pronës se tij.
I pyetur nga prokurorja se a ka parë Naserin Pajazitajn në ceremoninë e varrimit të bashkëfshatarit, dëshmitari u përgjigj negativisht.
Rabushaj po ashtu tregoi se Naser Pajazitaj veturën e tij e kishte përdorur për nevoja bujqësore dhe për punët në bjeshkë.
“Naseri ka punuar stane me pare, merrte edhe punëtorë”,tha ai.
Dëshmia e kushëririt të afërt me familjen e dëmtuar
Dëshminë sot e ka dhënë edhe i riu Kastriot Pajazitaj.
Kastrioti tregojë se ditën kritike, ai te Drumi kishte qenë duke e pritur kombin për të shkuar në shkollë.
Derisa ishte aty, Kastrioti tregoi se me pas kishte ardhur edhe Naseri, për të cilin tha se e kishte parë duke biseduar me dikë në telefon.
“Atë ditë kam dal në Drum rreth orës 12:10 minuta për ta pritur kombin me shku në shkollë. Aty kam qëndruar me Kushtrim Pajazitin, me pas ka ardhur edhe Naseri. Gjatë kohës sa kam qëndruar aty e kam vërejtur se Naserin e ka thirrë dikush në telefon. Nuk e kam dëgjuar çfarë ka folur. Pasi e ka përfundu bisedën telefonike, Kushtrimi e ka vet kush ke? Ai i tha vjehrra ime ka ardhë prej Amerike”, tha Kastriot Pajazitaj.
Tutje, i riu nga Strellci i Ulët tha se për në shkollë ishte nisur rreth orës 12:20 nga vendi i quajtur Drumi.
I pyetur nga prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj, se e kishte parë ndonjëherë Donjetën në veturë me Naserin, Kastrioti u përgjigj negativisht.
Dëshmia e familjarit të bashkëshortet se të akuzuarit
Gjatë seancës se sotme të gjykimit për vrasjen e Donjeta Pajazjitajt, ka dëshmuar edhe Agim Zekaj, familjar i bashkëshortes se të akuzuarit, Naser Pajazitaj.
Ai tha para trupit gjykues se bashkëshorten e të akuzuarit e ka tezake.
Prokurorja e pyeti dëshmitarin se a ka biseduar ndonjëherë me telefon me të akuzuarin, kurse ai u përgjigj se ka biseduar, porse nuk i kujtohet se për çfarë kanë folur.
Për zhdukjen e Donjeta Pajazitjat, Agim Zekaj tha të ketë dëgjuar kur ka shkuar për t’ia bërë përhajr Naser Pajazitajt fejesën e vajzës.
“Për zhdukjen e Donjetës kam dëgjuar kur Naseri e ka fejuar vajzën e tij dhe kemi shkuar tek t’ia bërë përhajr. Nuk e di sa ditë ka qenë pas zhdukjes, por për zhdukjen e Donjetës me ka treguar tezakja ime”, tha Zekaj.
Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj e pyeti dëshmitarin se a i kujtohet se me datën 8.11.2015 të ketë folur në telefon me Naser Pajazitajn në dy periudha kohore.
“Në ora 16:52 keni biseduar në telefon 419 sekonda me Naserin, po ashtu në të njëjtën datë në ora 22:36 keni biseduar 530 sekonda”, ia përkujtoj prokurorja Disha-Haxhosaj dëshmitarit, Agim Zekaj.
Ky i fundit tha së është e mundshme të ketë biseduar, mirëpo nuk iu kujtua se për çfarë ka folur me të. Dëshmitari theksoi se me të akuzuarin kishte pasur vetëm raporte familjare.
Zekaj po ashtu tha së tezakja e tij ia kishte kërkuar disa të holla, mirëpo ai nuk kishte mundur t’ia sigurojë.
“Nuk e di a ka qenë para arrestimit të Naserit apo pas arrestimit. S’jam i sigurit”, tha ai
Dëshmitari tregoi se tezakja e tij e kishte telefonuar pas arrestimit të burrit të saj dhe kishte kërkuar nga ai të shkojë për ta marrë sepse nuk e kishte gjendjen e mirë.
“Kam shkuar e kam marrë për me ndejtë te na sepse me tha së po don të tranohet nga mërzia”, tha ai.
Ai tregoi edhe për një bisedë që i kishte treguar tezakja e tij që kishte pasur me bashkëshortin e saj rreth Donjeta Pajazitajt, ditën kur ajo ishte zhdukur.
“Dusha në një rast kur ishte tek unë pas arrestimit të Naserit më ka thënë se kanë shku dikun në Pejë mi marrë do pare, Naseri i ka thënë a po e she këtë çikën (Donjetë), por ajo i kishte thënë ‘jo valla unë nuk e pava’“,tha Zekaj.
Propozimet e prokurores dhe avokati mbrojtës
Prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj, i propozoi trupit gjykues që të nxirret hartografia e numrit të telefonit të viktimës, Donjeta Pajazitajt nga data 8.11.2015 deri me datën 17.11.2015.
Arsyetimi i saj ishte se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, familjarët e Donjeta Pajazitajt kanë deklaruar se ditët e para të zhdukjes se asaj i kishte cingërruar dy herë telefoni kur kishin provuar për ta kontaktuar.
Trupi gjykues e aprovoi propozimin e prokurores dhe vendsi që me urdhëresë të veçantë të kërkohet hartografia e numrit të së ndjeres.
Në anën tjetër, Gëzim Kollçaku, avokat i të akuzuarit Naser Pajazjtitaj, i propozoi gjykatës që në cilësinë e dëshmitarëve të dëgjohen Sofe Berisha dhe Fidan Berisha.
Edhe propozimin e avokatit mbrojtës e aprovoi trupi gjykues.
Për shkak të mungesës së disa dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar në ketë proces gjyqësor, trupi gjykues kërkoi nga policia të bëjë verifikimin e vendndodhjes se tyre.
Seanca e radhës e këtij shqyrtimi gjyqësor nga trupi gjykues u caktua të mbahet më 9 nëntor.
Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.
Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame