Të shtunën u bënë 20 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut.
Katër fëmijë shqiptarë ishin ndjekur nga një grup i të rinjve serb.
Për të shpëtuar nga sulmi, ata u hodhën në lumin Ibër, derisa i gjallë doli vetëm Fitim Veseli.
Pas këtij lajmi, në gjithë vendin shpërthyen trazira ku mbeten të vrarë 20 qytetarë të etnive të ndryshme.
Ngjarjet dëmtuan rëndë pozicionin e Kosovës në negociatat e ardhshme për statusin final që atë kohë ishte i padefinuar.
Mirëpo 20 vjet pas, avokati Tomë Gashi thotë se trazirat ishin të orkestruara nga Serbia.
Përfaqësuesi mbrojtës i familjeve, avokati Tomë Gashi madje e ka akuzuar prokurorin e rastit për përmbyllje të shpejtë të “vrasjes së fëmijëve”.
“Mendoj që këtë e ka organizuar Serbia, pse? Sepse këtu ka qenë një bazament që është përdorur për Asociacionin dhe ka qenë bazamenti tjetër që është futur në pakon e Ahtisaarit. Ka qenë ideja e Serbisë që ta shfrytëzojë, ta keqpërdorë vrasjen e këtyre tre fëmijëve të cilën prokurori nuk e ka përmbyllur si vrasje, ai ka thënë se ka qenë një aksident dhe që nuk ka prova konkrete që këta kanë qenë të ndjekur nga një qen dhe nga serbët”.
“Prokurori ka gjetur kontradikta në deklaratën e fëmijës. Prokurori është marrë gjithmonë në aspektin negativ që të mos gjendet dhe mos të konfirmohet deklarata e Fitimit [i mbijetuari i rastit]. Mirëpo nëse ky rast do të hetohej në mënyrë të duhur, nuk do të duhej të mbyllej kaq shpejt. I janë ofruar shuma monetare familjarëve që t’i marrin në kompensim në kuptimin që ky rast të mbetet në heshtje, por nuk kanë pranuar sepse nuk mund të shitet gjaku i fëmijëve me para, edhe UNMIK-u e ka luajtur lojën për ta ruajtur fytyrën e vet”, ka thënë Gashi.
Ai beson se është keqpërdorur vrasja e fëmijëve, Florent Veseli, Avni Veseli, Egzon Deliu.
“Rastin e ka përshkruar vëllai i njëri prej tyre që ka qenë me të. Si përfaqësues i familjeve, unë kam paraqitur një kërkesë për hapjen e hetimeve dhe e kam dërguar deri te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë dhe i kam njoftuar të gjithë faktorët… Ka qenë frika e UNMIK-ut pas ngjarjeve pas vrasjes së këtyre tre fëmijëve dhe ajo çfarë është shumë interesant dhe negative është se prokurori e ka mbyllur rastin më katër prill 2004 ndërsa trupi i pajetë i njërit prej fëmijëve është gjetur në qershor, dy muaj më vonë”, shtoi më tej ai.
Në anën tjetër, Rrahman Sylejmani, ish kolonel i Policisë së Kosovës, thotë se kësaj ngjarjeje i është dhënë karakter ndëretnik.
“Me vetë faktin që i jepet një ngjarjeje karakter ndëretnik, si rrufeja shpërndahet gjithandej. Këto protesta që janë organizuar, me një individ të vetëm qoftë i porositur, do të mund të eskalohej. Ata i kanë parë gjithë komunitetin serb që qëndron pas tyre”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reformat në sistemin gjyqësor të Kosovës, KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias

Ushtarët e KFOR-it trajnohen për përdorimin e helikopterit në aktivitetet kundër trazirave

Dhunonte bashkëshorten dhe ngacmonte seksualisht vajzën e saj, dërgohet për gjykim kryefamiljari në Fier

Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Fruthi prek tri komuna në Kosovë - konfirmohen pesë raste

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Iu gjet arsenal armësh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Leposaviq

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin