Ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që shërbenin në UDB-në famëkeqe dhe që ishin përgjegjës për torturat ndaj tij dhe të tjerëve.
Emrat që përmendi Dugolli janë; Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi[ më pak torturues], Hamëz Hajra, e Tahir Shala [polic i komunikacionit që ka keqtrajtuar dhe rrahur një plak].
Sipas ish-të burgosurit politik, Enver Dugolli, Isa Bunjaku ishte më i tmerrshmi ndër ta, i njohur për përdorimin e torturës brutale dhe dhunës fizike.
Dugolli për Ajet Istogun si udbash ka thënë se përpos detyrës së tij si punëtor i devotshëm-arsimtar, ai tentoi të kryente edhe linçimin, torturën e shantazhin.
“Udbashi kryesor ka qenë nga Gllogovci, Ajet Istogu, i cili ka qenë arsimtar, punëtor i devotshëm. Tentonte të kryente detyrën e vet si për linçim, tortur, shantazh dhe gjithçka. Më vonë kam kuptuar se ai ka tentuar edhe në familje të bëjë asi presione, për të thyer shpirtnisht. Edhe vëllaun e madh Naserin… e thërret disa herë, i thotë nuk ka punë për ty, në realitet duhet të bashkëpunosh, zgjedh ku po don. Vëllai i thotë ‘o Ajet Istogu unë do t’i hajë edhe gjunjtë e mi, e nuk bëhna argat i joti’ “, vijoi ai.
Ai ka thënë se udbash në numër kishte shumë më pak në rajonin e tyre, por kishte prapë.
“Isa Bunjaku- I ziu Isa e bënte punën e djallit por nuk e besonin, aspak. Merrnin në pyetje… ishin dy udbash serb e një shqiptar. Ndejtën me tortura ndaj nesh dhe dolën. Më lan vetëm me këtë. Ky filloi me pyetje, nënpyetje e vështirësonte situatën. E kryente punën e djallit dhe nuk e kishin besën, e kontrollonin komplet, më hiqnin rrobat dhe nuk e kishin besën tek ai. Më hiqnin rrobat, mos më kanë dhënë diçka, a brisk”, vijoi Dugolli ndër të tjera në rrëfimin e tij në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova