Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer për jetën dhe veprat e Isa Boletinit.
Ai në Radar në Radio Dukagjini thotë se lindi në një familje me traditë në Boletin nga nëna Ajshe që ishte nga Zhabari i Mitrovicës dhe baba Adem.
Gazmendi thotë se qysh si fëmijë Isa u mor me aktivitete partiotike.
Madje sipas tij qysh në moshën 17-vjeçare ai mori pjesë në beteja ushtarake.
Pos biznesit të tij, Isa Boletini hapi edhe shkollën e parë shqipe në atë pjesë në vitin 1899.
“Ajo nuk ishte shkollë publike pasi në atë kohë Sulltani nuk lejonte hapjen e shkollave shqipe”, ka rrëfyer Gazmend Boletini.
Vrasja e Isa Boletinit
Pas largimit të Ismail Qemalit nga pushteti në Shqipëri, Isa Boletini i sëmurë u zhvendos në Shkodër.
“Ishte pranuar në Shkodër nga konsulli francez, por për fat të keq ai kishte miqësi me Janko Vukotiq dhe Isën e dërguan në Tivar. Në ato momente ai shoqërohet dhe vend pas vendi dërgohet në Podgoricë. Aty vendoset në shtëpinë e Lumoviqëve pasi aty ishte afër edhe Ministria e Brendshme malazeze. Për çka edhe Isa dyshonte se po fshihej diçka”, tregon stërnipi i Isës.
“Kral Nikolla kishte organizuar vrasjen e Isa Boletinit. Isa e kishte vetëm një shpresë, ajo ishte, ardhja e Austro Hungarisë”.
Por ai u vra po atë ditë kur ushtritë e Vjenës hynë në Mitrovicë.
“Nipi i Isës, Jonuzi kishte dalë për të blerë një kali në pazar dhe për t’u kthyer në Kosovë. Në anën tjetër të urës ushtria malazeze po frekuentonte terrenin. Isa Boletini ka qenë me veshje kombëtare dhe derisa malazezët janë siguruar se është ai, kanë tentuar ta çarmatosin e ai normalisht se nuk ka pranuar dhe kanë filluar krismat. Fjala e fundit e Isës mendohet të jetë “mbaruam” pasi vendi ka qenë hapësirë e hapur. Luftimet kanë zgjatur vetëm 20 minuta dhe të gjithë patriotët shqiptarë janë vrarë”.
Gazmend Boletini thotë se në ato momente edhe kishte mbërritur ushtria Austro-Hungareze dhe ishte befasuar me numrin e madh të kufomave.
Sipas rrëfimit të tij ushtria malazeze ishte arsyetuar se këta ishin rebelë dhe se të parët I kishin sulmuar.
Varrimi dhe rivarrimi
Isa Boletini u varros dy dytë pas vrasjes në Podgoricë, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh njerëzish.
Pas përpjekjeve të shumta me dekada e vite më 10 qershor 2015, Isa Boletini u rivarros në oborrin e kullës së tij në Buletin të Mitrovicës.
Por stërnipi i tij thotë se eshtrat e Isës u sollën në Kosovë në vitin 1998.
Ai thotë se me kërkesë të një hoxhe në Mal të Zi varrezat e Isës dhe 17 familjarëve të tij u zhvendosen pasi në vendin e varrimit u bë një park nacional duke i zhdukur gjurmët e shqiptarëve.
“Presidenti Rugova pas arritje në Prishtinë të eshtrave të Isës dhe familjarëve tjerë, kishte preferuar që ata të varrosen në Mitrovicë në një kohë më të përshtatshme. Pas 12 viteve ata eshtra u varrosen në vendlindje. Pra është dashur 99 vite që eshtrat e isa Boletinit të varrosen në vendlindje”, tregon tutje Gazmend Boletini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët