LAJMI I FUNDIT:

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët kanë marrë një surprizë të veçantë nga një kompani vendore, e cila iu dhuroi veshje me simbole dhe figura historike shqiptare.

Këto dhurata u pritën me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët i veshën menjëherë dhe nisën të komentojnë dizajnet unike.

Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një duks i dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin të vizatuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.


Por një moment i çuditshëm dhe njëkohësisht humoristik ndodhi kur Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.

Për shkak të stilit të animuar të vizatimit, ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve. Pasi vërejti paqartësinë e tij, ai pyeti banorët e tjerë se kush ishte në të vërtetë figura e tretë në vizatim.

Ky episod u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, me shumë ndjekës të spektaklit që e komentuan si një moment zbavitës brenda shtëpisë. Në ndërkohë, dhuratat me simbole kombëtare u vlerësuan nga publiku si një mesazh patriotik i bukur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Dikur

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

Magazina
Kalo në kategori