Një grup kriminal funksionon në Mitrovicën Veriore, njihen si “Mjekrroshat”, ndërsa shefi i tyre është Milan Radojçiq.
Gjashtë krisma u dëgjuan mëngjesin e 16 janarit në Mitrovicën Veriore.
Plumbat u shkrepen nga persona të panjohur nga një veturë në lëvizje, ndërsa të vdekur në vend e lanë politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Gati dy vjet pas kësaj vrasje, Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për 6 persona si të përfshirë në këtë vrasje.
Por, në arrati ndodhen ata që besohet se janë urdhërdhënës të kësaj vrasje.
Bëhet fjalë për Milan Radojçiqin e Zvonko Veselinoviqin, që edhe aktakuza e Prokurorisë Speciale, i përshkruan si bosët e krimit të organizuar në veri.
Në fakt Milan Radojçiqi konsiderohet si udhëheqësi i një grupi kriminal të themeluar që nga viti 2011.
Pranë Radojçiqit, në vazhdimësi qëndrojnë një grup personash që udhëhiqen po nga ai, e që në këtë zonë njihen si “Mjekrroshat”.
Burime brenda organeve të sigurisë bëjnë me dije se këta persona kryejnë aktivitete kriminale në Veri të Kosovës.
Ata në vazhdimësi janë marr me kërcënime, shantazhe, zhvatje, frikësim e kushtëzime, ndërsa besohet se janë të përfshirë edhe në vrasje të rënda.
Të njëjtit, Televizioni T7 i ka filmuar kohë më parë në Veri të Mitrovicës.
Ata morën pjesë në protestën e serbëve, kundër arrestimeve që ndodhën nëntorin e kaluar e që kishin të bënin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Gjatë gjithë kohës, ata kishin qëndruar afër Zvnoko Veselinoviqit, deri sa ky ishte larguar nga protesta, ndërsa edhe “mjekroshët” ishin shpërndarë më pas.
Ato ditë nga Kosova ishte arratisur shefi i këtyre personave Milan Radojçiq, pasi që organet e sigurisë në Kosovë, gjeten fakte se ai ishte urdhërdhënësi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, transmeton Express.
Për këtë grup në dijeni janë edhe organet e sigurisë së Kosovës, përfshi Agjencinë e Inteligjencës e Policinë e Kosovës.
Burime brenda këtyre organeve kanë bërë me dije se këta persona kryesisht kanë ardhur nga Serbia, ndërsa atje janë dënuar për krime të ndryshme përfshi edhe vrasje.
Të njëjtit për t’ju shmangur drejtësisë, janë arratisur në Kosovë, e ku merren me aktivitete kriminale.
Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe një dëshmitar anonim që ka dhënë dëshmi në Prokurori Speciale.
“Grupi Kriminal e përbëjnë pjesëtar të nacionaliteti serb të ardhur nga Serbia, në atë pjesë dhe se ky grup quhen ‘Mjekrroshat’ dhe se të gjithë e dinë se kush e udhëheqë këtë grup”, ka thënë një person anonim.
Po ky grup kriminal është i përmendur edhe në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Madje dëshmitarë të ndryshëm kanë implikuar këta persona edhe në vrasje të tjera.
E tillë është edhe vrasja e politikanit lokal nga Veriu i Mitrovicës, Dimitrije Janjiçijeviq.
Ai ishte ekzekutuar para shtëpisë së tij me armë automatike në janar të viti 2014.
Vrasja e Janjiçijeviqit kishte ndodhur një javë pasi që kishte pasur një takim me Milan Radojçiqin e Zvonko Veselinoviqin, ndërsa ai i kishte thënë një mikut të tij se po takohet me personat që dëshirojnë ta eliminojnë.
Dimitrije Janjiçijveiq ka qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhje lokale para se të vritej.
Po ky grup dyshohet se ka gisht edhe në një vrasje tjetër.
Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Ivica Rajiçiq, që kishte probleme serioze me Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.
Madje këtë rast e ka përmendur edhe një dëshmitar anonim dëshmia e të cilit është paraqitur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
“I ndjeri më parë ka rrahur Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, e që këta e kanë konsideruar si poshtrim para masës dhe se të pandehurit Milan dhe Zvnoko kanë pasur disa mosmarrëveshje për disa tender në Mitrovicën Veriore”, ka thënë një person anonim.
Pos kësaj ky grup kriminal nën urdhërat e Milan Radojçiqit, dyshohet se ka sulmuar me bombë shtëpinë e Dragan Jabllanoviqit në Leposaviq.
Ndërsa, po ashtu kanë gjuajtur me armë në zyrat e partisë së Aleksandar Jabllanoviqit.
Ky i fundit i kishte parë këta persona gjatë një takimi që kishte me Milan Radojçiqin, në restorantin ‘Gray’, pronë e Radojçiqit.
Jabllanoviq, thotë se në këtë restorant ishte pritur nga 5-6 persona që ishin me mjekra e pa flokë.
Po ky grup dyshohet se është i përfshirë edhe në kontrabandë e vepra të tjera në Veri të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës