LAJMI I FUNDIT:

Kush është boksieri shqiptar i cili u bë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk?

Kush është boksieri shqiptar i cili u bë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk?

Mund të duket e pabesueshme, por boksieri shqiptar Agron Smakiçi mund të jetë shkaktari kryesor pse meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk rrezikon të anulohet përfundimisht.

Smakiçi ka qenë partner në sparring i Tyson Furyt dhe ka qenë ai i cili me goditjen që i ka dhënë i ka çarë vetullën, lëndim ky që më pas e kishte parandaluar boksierin anglez që të luftojë me Usyk siç ishte paraparë më datë 17 shkurt.

Nga shumë persona anembanë botës kjo përballje mes Furyt dhe Usyk konsiderohej si “meçi i shekullit” megjithatë duhet të presim edhe pak për ta parë atë.


Ka qenë mediumi anglez The Sun që ka konfirmuar se ishte Smakiçi personi i cili i dha Furyt goditjen e fuqishme që i shkaktoi një lëndim të rëndë.

Caktohet data e re e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk
Lexo po ashtu Caktohet data e re e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk

Pamjet e incidentit të cilat u shfaqën më pas në internet treguan një çarje të vetullës dhe për këtë ka reaguar më pas edhe vet Smakiçi, i cili ka thënë se nuk ndihet keq për goditjen që i ka bërë Furyt.

“Ishte një goditje e pastër kështu që nuk ndihem keq”, ishin fjalët e Smakiçit për Boxing Talk.

Smakiçi jo shumë kohë më parë ishte bërë pjesë e ekipit të Tyson Furyt si partner i tij në sparring, por kjo nuk është çudi duke pasur parasysh se më herët ai kishte qenë pjesë e ekipit të boksierit të famshëm Anthony Joshua./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Kalo në kategori