Kush do të jetë pasardhësi i Chavezit?

Analistët ndërkombëtarë thonë se presidenti i ri i Venezuelës, që do të zgjidhet brenda 30 ditëve, do të jetë një mbështetës i politikave të Chavez, njohur ndryshe në vend si “chavism”. Por kush janë rivalët?
Dy janë emrat më me influencë brenda partisë së ish-presidentit. I pari ëshë Diosdado Cabello, një person autoritar, ushtarak karriere që i qëndroi në krah Chavez gjatë përpjekjes së këtij të fundit për grusht shteti dhe tregoi besnikërinë e tij edhe në vitin 2002 kur mbështeti Chavez-in të rikthehej në pushtet pas grevës së përgjithshme në vend.
Aktualisht mban postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, por është personi më i urryer i opozitës, ndërkohë që as në radhët e mbështetësve të Chavez nuk ka simpati të madhe për të, transmeton Tch.
Kandidati tjetër mbetet zëvendëspresidenti Nicolas Maduro. Ky i fundit është “i zgjedhuri” i Chavez dhe në publikimin e lajmit të hidhur për vdekjen e tij, nuk kishte në krah Diosdado Cabellon.
Analistët ndërkombëtare nxituan ta komentojnë si një ndarje të madhe dhe sinjali i parë që Cabello me shumë gjasa nuk do të pajtohet me “testamentin” e Chavez. /Telegrafi/





















































