Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, stafi, prindërit dhe nxënësit mbi moshën 18 vjeç të American School of Kosova (ASK) iu bashkuan kauzës për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Doktoresha Xhemile Sllamniku nga Qendra e Kombëtare eTransfuzionit të Gjakut në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë gjithë vitit kanë dhurues të gjakut, mirëpo në muaji i ndërgjegjësimit sjell më shumë dhurime të gjakut.


“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë transfuzione të gjakut kudo në vend. Ky muaj veçanërisht na inkurajon për shkak të vetëdijesimit të qytetarëve,” tha ajo.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme në ASK, Ilirjana Imami-Morina, shprehu kënaqësinë për përfshirjen e gjerë në këtë iniciativë, e cila për të dytin vit radhazi sensibilizon prindërit, nxënësit dhe stafin e shkollës.

570256dc e932 476e 9c52 d0c175b91e25

“Është viti i dytë që e bëjmë këtë iniciativë për vetëdijesimin e të gjithë bashkëpunëtorëve tanë në shkollë, siç janë prindërit, nxënësit edhe stafi, për vetëdijesimin e tyre në nderë të muajit, për kancerin e gjirit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”.

Pjesëmarrës të tjerë, si Lum Gashi, i cili është drejtor i Departamentit te Operativës në ASK e përshkruan përvojën si një akt të dobishëm, duke thënë: “Është ndjenjë shumë e mirë të dish që mund të ndihmosh dikë përmes dhurimit të gjakut”.

b76efd2f fe08 451c 90d6 36ea2820b2ee

Mësuesja Edi Demiri, e cila dhuroi gjak për herë të dytë, theksoi rëndësinë e kësaj nisme: “Kush dhuron gjak, shpëton jetë. Çdo ditë ka nevojë për dhurues të gjakut, dhe është një veprim i vogël që bën një ndryshim të madh”.

c3426266 f82a 43ad b636 c8813a2cdf5d 1 e1730195296460

Pjesë e dhuruesve të gjakut ishte edhe drejtoresha e parashkollorëve në ASK, Fexhrije Sela.

4252221e 7e54 4f7c ac9f 7a7670b66c23 e1730194951747

Sela, falënderoi stafin dhe prindërit për mbështetjen në çdo iniciativë, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj ndërgjegjësimit dhe kauzave të rëndësishme.

“Javën e kaluar ka qenë për ngritjen e vetëdijesimit kundër mbrojtjes ndaj kancerit të gjirit për femra, kemi pas aktivitete të ndryshme, njëkohësisht prindërit janë shumë bashkëpunues dhe na përkrahin në të gjitha këto iniciativa.

Kësaj radhe e kemi bërë këtë organizimin për dhurimin e gjakut. Edhe gjatë gjithë ditës, prej kohës kur kemi fillu po shifet që stafi po participojnë...", tha ndër të tjera Sela. /Telegrafi/

645e1a38 0dfb 4f16 a75a ef2959936246