LAJMI I FUNDIT:

Kusari – Lila prezanton planin e LVV-së për zhvillimin e teknologjisë informative

Kusari – Lila prezanton planin e LVV-së për zhvillimin e teknologjisë informative

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se LVV e sheh të rëndësishme avancimin e teknologjisë informative.

Kusari-Lila ka thënë se zhvillimi i teknologjisë informative është shumë i rëndësishme, transmeton Telegrafi.

“LVV e sheh dhe e ka parë në vazhdimësi të domosdoshme avancimin në këtë sektor, e që është shumë me peshë. Është industri e domosdoshme për zhvillimin e të gjitha industrive tjera, qasja e zhvillimit të teknologjisë informative është qasje ndër sektoriale dhe jo vetëm për industritë por edhe për shërbimet e shtetit”, ka thënë Kusari-Lila gjatë tryezës ku po diskutohet për digjitalizimin.


Kusari – Lila ka theksuar se Kosovës gjatë pandemisë i ka munguar stimulimi i sektorit të teknologjisë informative.

“Ajo që i ka mungu shtetit të Kosovës në këtë periudhë të pandemisë është fokusi në stimulimin edhe të sektorëve të teknologjisë informative drejtpërdrejt, si pjesë e pakos emergjente. Pandemia në mbarë botën ka treguar se ofrimi i shërbimeve online, digjitalizimi, është parandalim për përhapjen e virusit”, ka pohuar ajo.

Ajo ka prezantuar edhe planin e LVV-së, sa i përket zhvillimit të teknologjisë informative.

Ndryshe, ICK, Telegrafi dhe STIKK, kanë organizuar një tryezë ku po diskutohet mbi digjitalizimin dhe inovacionin me partitë politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori