LAJMI I FUNDIT:

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar mbi mocionin e filluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvend.

Ajo ka thënë se mocioni i AAK-së është i qesharak si iniciativë.

Kusari-Lila ka theksuar se mocioni në fjalë nuk mund të kalojë pasi sipas saj dihet aritmetika e numrave në Kuvendin e Kosovës.


“Kjo është qesharake në kuptimin e iniciativës, për arsye se nuk ka matematikë e cila e tregon të qëndrueshëm këtë mocion të AAK-së në raport me numrat të cilët janë në Kuvend. Sot AAK-ja e ka pasur në agjendë të Kuvendit, votimin e Rezolutës së tyre për dy-vjetorin e qeverisjes Kurti, debat ky që është zhvilluar në Kuvend. Dhe a e dini sa deputetë të tyre kanë qenë prezent, zero, as edhe një i vetëm, nuk kemi pasur se çka të votojmë. Kaq serioze është prezenca e tyre edhe opozitarizmi i tyre”, ka deklaruar Kusari Lila në RTV Dukagjini.

Menjëherë ka reaguar shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri i cili thotë se mocioni është pasojë e situatës së rëndë që është Kosova.

“Ne e kemi nisur mocionin pasi mendojmë se kryeministri Kurti e ka futur Kosovën në rrugë qorre dhe jemi në një situatë krize”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se nuk është korrekte nga ana e Kusari-Lilës të minimizojë rolin e AAK-së në Kuvend.

Lila: Kosova nuk do të sanksionohet nga BE-ja, as nga SHBA-të
Lexo po ashtu Lila: Kosova nuk do të sanksionohet nga BE-ja, as nga SHBA-të

“Shefja e deputetëve të LVV-së e di shumë mirë se cila është fuqia e AAK-së në Kuvend në lidhje me shumë ligje ku nevojitet shumica e kualifikuar e votave…Pa votat tona nuk mund të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Tash Mimoza po thotë se votat e AAK-së nuk kanë kurrfarë roli”, ka deklaruar ndër të tjera Tahiri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte paralajmëruar se ka votat e mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti me një mocion mosbesimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori