LAJMI I FUNDIT:

Kurz në takim me kryeministrat e Ballkanit, Zaev nuk merr pjesë

Kurz në takim me kryeministrat e Ballkanit, Zaev nuk merr pjesë

Kancelari austriak Sebastian Kurz nesër në Vjenë do të organizojë një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerimin të BE-së, Johannes Hahn dhe Komisioneren për Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel.

Siç njoftojnë nga zyra e Kurz, në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbisë, Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev anuloi pjesëmarrjen në takimin e Vjenës për shkak të situatës aktuale politike në vend.


Në takimi do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe./Telegrafi/