Kurti viziton bizneset në Prizren, thotë se janë shembull të prodhimit vendor
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar sot disa biznese në Komunën e Prizrenit, ku tha se janë shembull të prodhimit vendor.
Kurti së pari ka vizituar qumështoren “Sharri” në Prizren, nga ku tha se shteti i Kosovës duhet të jetë pranë këtyre prodhuesve që e mbajnë popullsinë me ushqim
Ai tha se nga pronari i kësaj kompanie u njoftua për problemet që i kanë pasur gjatë kësaj kohe, derisa theksoi se kompania nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që të përfitojë nga Pakoja Emergjente.
“Ne do ta ndihmojmë këtë hallkën e parë, pra fermerët, hallka e dytë janë industria ushqimore. Po të mos e harrojmë edhe hallkën e tretë që janë marketet shumë prej të cilave ua vonojnë shumë pagesat industrisë së qumështit. Kemi probleme edhe në këtë hallkën e tretë dhe nëse një hallkë nuk funksionon siç duhet atëherë i gjithë zinxhiri dobësohet, sepse një fjalë e urtë thotë zinxhiri është i fortë aq sa është hallka më e dobët, se zinxhiri këputët në hallkën më te dobët. E të tri hallkat edhe fermerët edhe industria edhe tregu duhet të jenë të lidhura fuqishëm dhe të jetë secila prej tyre e fuqishme. Prandaj, edhe sa i përket fermerëve në njërën anë edhe sa i përket marketeve në anën tjetër që po i vonojnë pagesat madje edhe deri në dy muaj e gjysmë. Ne duhet të shohim bashkë se çka mund të bëjmë”, tha Kurti.
I pyetur se vizitat që po bëhen tek prodhuesit vendor edhe nga bashkëpartiakët e tij a është një lloj parafushate, Kurti tha se nuk i ndjek dhe se është kryeministër në detyrë.
“Për besë unë nuk i ndjek ata edhe nuk di çka po më ngatërroni me ta, unë jam kryeministër në detyrë”, tha ai.
Ndërsa, pronari i qumështores “Sharri”, Veli Halimi tha se e ka njoftuar kryeministrin me problemet, sfidat dhe mundësitë investive në të ardhmen. Ndërsa, tha se beson që kryeministri do t’i jetë parasysh kërkesat e Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës.
“Telashja më parësore për përpunimin e qumështit janë fermerët si hallkë e parë e këtij zinxhiri ushqimor. Ata janë lënë thuajse pas dore dhe nuk ka pasur investime të mirëfillta nëpër stalla. Kur qumështi vjen nga hallka e parë e kualitetit të lartë qumështoret normal se do të prodhojnë një produkt shumë më cilësor. Jo neve nuk na rrezikuar fare ardhja e produkteve serbe, sigurisht janë vetëdijesuar konsumatorët se më së pari duhet t’i konsumojmë produktet vendore, e në mungesë të tyre atëherë të konsumojnë edhe produkte të huaja”, tha ai.
Ai tha se me konsumimin e prodhimeve vendore është mundësia që paratë të mbesin brenda në Kosovë.
Kurti e ka vizituar edhe fabrikën e kabllove Proton Cable, për të cilën tha se është shembull i prodhimeve vendore.
“Këtë tel që e kam unë në dorë e i cili e ka diametrin çerek milimetri prodhohet pra në këtë fabrikë dhe më pastaj 45 fije të tilla përdridhen bëhen bashkë dhe shndërrohen në një tel të bakrit i cili e ka prerjen tërthore me sipërfaqe 2.5 milimetër katror dhe krenulati si lëndë e parë që importohet përpunohet në këtë fabrikë dhe shndërrohet në izolim të telit të bakrit, i cili i prodhuar me makinat e Siemens-it gjerman, praktikisht nuk ngec asgjë prodhimeve të njëjta në Bashkimin Evropian. Fatos Disa dhe Proton Cable janë shembull i prodhimtarisë cilësore vendore”, tha ai.
Ai tregoi edhe çka do të bëjë me telin e bakrit të cilin e mori në fabrikën “Proton Cable”.
“Këtë tel është si suvenir nga fabrika, po shumë më e rëndësishme se me e marrë unë këtë tel e me e dërgu si suvenir në shtëpi, është që të gjitha bizneset, ndërmarrjet në Kosovë të cilët kanë nevojë për telin e bakrit të mos e marrin të Negotinit e Zajaqarit sepse e kanë Proton Cable në Prizren”, tha ai.
Ndërsa, pronari i fabrikës, Fatos Dida tha se tashmë dy vite e kanë marrë iniciativën për ta prodhuar telin e bakrit.
“E kemi marrë që dy vjet iniciativën të prodhojmë edhe telin e bakrit e para në trojet shqiptare dhe jemi në fazën testuese dhe shpresojmë që të vini së shpejti në hapjen zyrtare të fabrikës së telit në kuadër te Proton Cable fabrikës së kabllove në Prizren”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës ka marrë pjesë në inaugurimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, dhe ka vizituar shkollën fillore “Naim Frashëri”. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!