LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Zeka në Gjilan

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Zeka në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Zeka në Gjilan, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e veprimtarit Shaip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.

Në njoftimin e bërë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në Librin e Zisë, Kurti ka shkruar se “Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”.

“Baca Shaip ishte veprimtar që na frymëzoi përherë e nuk do ta harrojmë kurrë. I mprehtë në mendje, i lartë në vetëdije kombëtare, e i dashur në çdo bisedë që bënim. Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë.​ /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori