Kurti vizitoi kompaninë “ProPlast” në Pejë, përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Në kuadër të vizitave që zhvilloi në komunën e Pejës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Peja, Fatmire Kollçaku dhe Gramos Agusholli, ndalesën e radhës e pati në kompaninë “ProPlast”.
E themeluar në vitin 2012, fabrika “ProPlast”, merret me shitjen dhe distribuimin e profileve dhe aksesorëve të ndryshëm për prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës, ndërsa pas disa vitesh punë dhe eksperiencë në këtë fushë, kompania “ProPlast”, në vitin 2022 ka filluar me prodhimin e dyerve dhe dritareve me makinerinë moderne CNC (Computer numerical control). Ka 16 punëtorë.
Kompania në fjalë është përfituese e masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe ka të angazhuar një punëtor përmes platformës SuperPuna.
Kryeministri Kurti veçoi se kjo kompani, që lëndën e parë e merr nga Gjermania dhe Turqia, krahas prodhimit të tyre për tregun vendor, ka një vit që po eksporton edhe në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu Gjermaninë, Zvicrën, si dhe Austrinë.
Teksa i shprehu mirënjohje pronarit të fabrikës “ProPlast”, për kontributin në zhvillimin e ekonomisë së vendit, Kryeministri Kurti u zotua që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë përherë pranë tyre për t’u ndihmuar dhe mbështetur sepse paraprakisht janë ata që e ndihmojnë shoqërinë e Kosovës me punësimin e të rinjve.
Po ashtu, ai shtoi se me prodhimet që i kanë si ato që i shesin në tregun kosovar, edhe ato për eksport, kontribuojnë si në ekonominë e vendit ashtu edhe në buxhetin e shtetit me tatimet që paguajnë.
Ndërkaq, ministri Murati tha se është kënaqësi të kemi ndërmarrës të zellshëm të cilëve iu duhet vetëm një shtysë nga Qeveria që të arrijmë këto rezultate dhe suksese, deri te zgjerimi i kapacitetit prodhues. Ai potencoi se i kanë mbështetur bizneset dhe janë siguruar që gjatë këtyre dy viteve të kenë edhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike, duke mbajtur çmimin më të lirë të energjisë elektrike në Evropë.
Kryeministri Kurti dhe ministri Murati e falënderuan pronarin e kompanisë Xhevat Molliqaj dhe djalin e tij Qëndrimin, si dhe të gjithë stafin për mikpritjen dhe i uruan atyre suksese të vazhdueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë