LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Uroj që Krishtlindja sivjet të sjellë forcë e shëndet

​Kurti: Uroj që Krishtlindja sivjet të sjellë forcë e shëndet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes, duke uruar që kjo festë sivjet të sjellë forcë e shëndet, në kohën kur vendi sikurse e gjithë bota po përballet me pandeminë coronavirus.

Ai ka thënë se “shqiptarët katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë, sot presin Krishtlindjen në një situatë padyshim të pazakontë”.

“Kjo festë e rëndësishme kolektive për të krishterët, që çdo vit e presin me ceremoni të bukura e mesha festive, sivjet festohet nën kufizime e masa. Por Lindja e Krishtit është mesazhi universal i shpresës, që vjen te çdo njeri e që triumfon, mesazh i dashurisë që ngadhnjen mbi vetminë e braktisjen. Me shpresë e besim e duke ndenjur pranë me zemra edhe pse në distancë fizike, do ta tejkalojmë këtë sfidë të madhe të pandemisë”, ka shkruar ai në Facebook.


Tutje, ai ka shkruar “uroj që Krishtlindja sivjet të sjellë forcë e shëndet, për besimtarët e krishterë e familjet e tyre, sigurisht edhe për klerikët që shërbejnë në kishat tona”.

“Qoftë e bardhë e sjelltë bekime kjo festë motra e vëllezër të krishterë. Kjo festë e juaja, por që sipas traditës shqiptare të festave fetare urohet e gëzohet gjerësisht nga bashkësia kombëtare, pra është edhe e jona”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori