LAJMI I FUNDIT:

Kurti udhëton për në Itali, do të pritet nga Papa Françesku

Kurti udhëton për në Itali, do të pritet nga Papa Françesku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Itali.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrisë.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Kurti të enjten do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe  Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.​ /Telegrafi/