Në konferencën më të madhe në rajon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi rolin e KOSICT në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit: ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe akademisë, nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Kryeministri theksoi se me shumë kompani shumë kompetente të TIK-ut dhe një komunitet vibrant të profesionistëvet, TIK-u është një nga sektorët e paktë në të cilin vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv.
“Nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Smart Specialization Strategy e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritarë në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion”, tha kryeministri Kurti.
Ai foli për angazhimin e Qeverisë, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – si një nga platformat kyçe brenda ekosistemit kombëtar të inovacionit. Po ashtu, veçoi mbështetjen për përfundimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë infrastrukturën për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TIK-ut.
“Zbatimi i transformimit digjital, garantimi i sigurisë kibernetike, zhvillimi i profesionistëve të aftë dhe ndërtimi i ekosistemit të inovacionit – secili prej këtyre objektivave kërkon një angazhim të përbashkët dhe të koordinuar të sektorit publik dhe privat”, tha Kurti.
Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e hapur, e gatshme dhe e interesuar për të bashkëpunuar me sektorin privat dhe akademinë në arritjen e objektivave të përbashkëta që synojnë zhvillimin e vendit tonë.
“Dua të theksoj se buxheti i planifikuar i reformës së paraqitur nga strategjia e arsimit është rreth 333 milionë euro, 82% më i lartë se buxheti i mëparshëm i ‘Planit Strategjik të Arsimit 2017-2021’, i cili ka pasur një buxhet, rreth 174 milionë euro. Pra tani do të jetë 333 milionë euro.
Gjithashtu, për herë të parë, digjitalizimi trajtohet si një nga pesë shtyllat dhe objektivat strategjikë të strategjisë së arsimit, me një buxhet të dedikuar prej rreth 52 milionë euro.
Digjitalizimi i administratës publike është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe biznesin tonë, si dhe është i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së administratës sonë, nga e cila varet qeverisja jonë, por edhe suksesi i biznesit tonë”, theksoi kryeministri.
Ai tha se muajin e kaluar, qeveria ka miratuar një program të ri për parandalimin dhe uljen e barrës administrative. Ky program, së bashku me Strategjinë e Reformës së Administratës Publike – e cila tashmë është
“Pas nisjes së pagesave elektronike për shërbimet shtetërore, certifikatave të digjitalizuara të gjendjes civile dhe digjitalizimit të disa hapave për ripërtëritjen e regjistrimit të automjeteve, së shpejti do të nxjerrim edhe certifikatat e pronës të digjitalizuara.
Identifikimi elektronik është një nga blloqet kryesore të ndërtimit të qeverisjes elektronike dhe ne kemi miratuar tashmë legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e tij.
Procesi i prokurimit të BE-së për projektin – i cili do të zbatojë e-ID në nivel kombëtar – tashmë është duke u zhvilluar. Duke mundësuar identifikim të sigurt dhe të besueshëm të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe duke zbatuar nënshkrimet elektronike, projekti e-ID do të hapë rrugën për digjitalizimin end-to-end të shumë shërbimeve në sektorin publik dhe privat”, tha ai.
Sipas kryeministrit po punohet edhe për ndryshimin e kodit penal, duke përfshirë në këtë kod të gjitha veprat penale përkatëse që lidhen me krimin kibernetik.
“Me shumë kompani shumë kompetente të TIK-ut dhe një komunitet vibrant të profesionistëve të TIK-ut, TIK-u është një nga sektorët e paktë në të cilin vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv. Pra, nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Smart Specialization Strategy e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritarë në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion.
Megjithatë, kërkesa për profesionistë të kualifikuar të TIK-ut është shumë më e lartë se oferta e disponueshme dhe rritja e sektorit të TIK kërkon gjithashtu një ekosistem inovativ që do të sigurojë infrastrukturën dhe lidhjet e nevojshme midis kërkimit, inovacionit dhe sipërmarrjes.
Qeveria jonë, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, po vazhdon të investojë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – si një nga platformat kyçe brenda ekosistemit kombëtar të inovacionit. Ne kemi vazhduar edhe mbështetjen tonë për përfundimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë infrastrukturën për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TIK-ut.
Në dhjetor të vitit të kaluar u bëmë anëtar në Horizon Europe dhe muajin e kaluar miratuam fillimin e procesit për t’iu bashkuar një programi tjetër të rëndësishëm të BE-së – Evropa Digjitale. Anëtarësimi në Digital Europe do të ofrojë mundësi shtesë për institucionet tona qeveritare dhe për kompanitë vendore që të aplikojnë për projekte të TIK-ut, të financuara nga ky program.
Zbatimi i transformimit digjital, garantimi i sigurisë kibernetike, zhvillimi i profesionistëve të aftë dhe ndërtimi i ekosistemit të inovacionit – secili prej këtyre objektivave kërkon një angazhim të përbashkët dhe të koordinuar të sektorit publik dhe privat. Ne jemi të hapur, të gatshëm dhe të interesuar për të bashkëpunuar me sektorin privat dhe akademinë në arritjen e objektivave të përbashkëta që synojnë zhvillimin e vendit tonë.
Ndoshta mund të themi se në shekullin e 20-të, Esperanto ka dështuar, por unë besoj se në shekullin e 21-të, kodimi dhe anglishtja është esperantoja e suksesshme. Pra, ne mezi presim të reformojmë arsimin tonë dhe së bashku të bëjmë transformimin digjital, i cili jo vetëm që krijon mundësi për biznese të suksesshme, por gjithashtu krijon mundësi për mundësi për biznes të suksesshëm”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?