Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”, organizuar nga Konferenca e Rektorëve, në kuadër të aktiviteteve për 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kurti me këtë rast premtoi rritje të investimeve dhe reforma në arsim, pavarësisht gjendjes në këtë sektor, duke thënë se qeveria që ai drejton është e interesuar për zhvillimin e arsimit në vendin tonë.
“Ne në këtë mandat do të rrisim investimet dhe do të bëjmë reforma në arsim, por së pari duhet të dimë se ku jemi. Besojë që të gjithë pajtohemi se për momentin gjërat nuk janë dhe aq mirë se ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për reformë, e cila e përgatit universitetin për t’u përballur me sfidat e ko hës sonë. Kurrë nuk ka pasur Qeveri më të interesuar e më të përkushtuar për zhvillimin e arsimit që është parakusht për zhvillimin e vendit”, tha kryeministri Kurti.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka shprehur zotimin e saj se nuk do të ketë ndërhyrje të politikës në punën e universiteteve.
“Unë e di që para një kohe ju keni mbajtur një konferencë të rektorëve me temën për të reaguar në ndërhyrjet politike dhe për t’u mbrojtur nga vendimet arbitrare të qeverisë. Unë sot në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju garantoj që praktika të tilla kanë përfunduar më 3 shkurt. Ju garantoj që ne do të përkujdesemi që të vëmë bazat me ligj që të mbajmë duart larg nga politika, politika të mbajë duart larg nga universiteti, në mënyrë që jo vetëm kjo qeveri, por edhe tjerat që vijnë më pas të respektojnë në tërësi pavarësinë e institucioneve edukativo-arsimore”, tha ministrja Bajrami, raporton kp.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kujtuar gjendjen e arsimit gjatë viteve të 90-ta dhe sakrificat e jashtëzakonshme për t’u arsimuar, duke e krahasuar me gjendjen e sotme, andaj edhe është deklaruar se arsimi në Kosovë është njëri nga prioritetet më të mëdha të tyre, ku edhe planifikojnë viteve të ardhshme të investojnë një milion euro.
“Këmbëngulja për t’i pasur fëmijët tuaj të arsimuar gjatë viteve ’90 edhe kur dyert e objekteve universitare u mbyllën për studentët dhe njerëzit hapën shtëpitë e tyre private për ta më mahnit mua. Në këtë kontekst e kuptoj dëshirën e jashtëzakonshme të rinjve në Kosovë për të ndjekur arsimin e lartë. Është e pabesueshme që numri i studentëve për kokë banori është dyfishi i mesatares së BE-së…. Ne e kemi vendosur arsimin si një prioritetet kryesore strategjike për aktivitetet tona në Kosovë, arsimi është një nga shtyllat e Agjendës Evropiane të Reformës “ERA” dhe së bashku me promovimin e punësimit është element shumë i rëndësishëm i programit të reformës ekonomike. Arsimi po bëhet gjithnjë e më shumë një prioritet në planifikimin tonë financiar, ne po planifikojmë të investojmë rreth 1 milion euro në sektorin e arsimit në vitet e ardhshme”, u shpreh Apostolova.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema tha se UP-ja ka 14 njësi akademike për ngritjen në karrierë, por kanë edhe përsosmëri për trajnimet e mësimdhënësve në mënyrë që të mos mbesin mbrapa me vendet e Evropës për sa i përket metodave të ligjërimit.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të cilin e miratoi ish-Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Kuvendi themelues i Universit etit “Hasan Prishtina” u mbajt më 13 shkurt 1970, ndërsa më 15 shkurt u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit dhe kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme