LAJMI I FUNDIT:

Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.


Në këtë panel do të merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Polonisë,  Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në njoftim thuhet se në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori