LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ambasadorin Abbott, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re britanike

Kurti takohet me ambasadorin Abbott, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re britanike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e bërë për media nga LVV thuhet se në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tyre me qeverisjen e re, transmeton Telegrafi.

“U bisedua edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës dhe sfidat e mbetura drejt seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor 2019”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se Kurti ka shprehur interesimin për të bashkëpunuar me qeverinë e re britanike, të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit e që do të udhëhiqet nga kryeministri i ri, Boris Johnson.

“Me këtë rast, z. Kurti përkujtoi një pjesë domethënëse të fjalimit të z. Boris Johnson, asokohe Ministër i Punëve të Jashtme, mbajtur në Kuvendin e Kosovës, më 10 nëntor 2016: Duhet të jetë e pakundërshtueshme të thuash që të gjithë ata që janë fajtorë për krime lufte, nga të gjitha anët, duhet të burgosen. Unë do të them të njëjtën gjë në Beograd, dhe në të gjithë Ballkanin. (…) Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ngushëlluar familjen dhe miqtë e Astrit Deharit, i cili së fundi vdiq në paraburgim. Unë miratoj thirrjet e bëra nga të gjitha palët për një hetim transparent mbi vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Lajme
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia

Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia

Lajme
Kalo në kategori