LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Shëndeti mendor, element thelbësor për zhvillimin personal e socio-ekonomik

Kurti: Shëndeti mendor, element thelbësor për zhvillimin personal e socio-ekonomik

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shëndeti mendor është element thelbësor për zhvillimin personal, komunitar e socio-ekonomik.

Në lidhje me këtë, tha se Qeveria e Kosovës, e cila beson fuqishëm në potencialin e kapitalit tonë njerëzor, ka zhvilluar politika të cilat fokusohen në fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë boshti i orientimeve tona ndërsektoriale në arsim, shëndetësi, mirëqenie, kulturë, sport e ekonomi.

Sipas komunikatës, derisa kurrikula e re për moshën 0-6 vjeç është në finalizim, Kryeministri shtoi se po e rrisim qasjen e fëmijëve në edukimin e hershëm ku rrjedhimisht kemi rritur dukshëm edhe numrin e profesionistëve mbështetës që ndihmojnë në zhvillimin e nxënësve, siç janë asistentët e psikologët.


“Ashtu që askush të mos mbetet mbrapa, në dy vite, janë angazhuar mbi 160 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Për vitin 2023, kemi buxhetuar 300 asistentë, ndërkaq mandatin synojmë ta përmbyllim me 500 asistentë”, deklaroi Kurti.

Kurti ishte pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare të Psikologjisë “Shëndeti Mendor në shkollë: Intervenimet e bazuara në evidencë” bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Psikologjisë, është duke i kushtuar vëmendje parandalimit dhe adresimit të dhunës, dhe ngacmimeve në shkolla, me ç’rast kryeministri Kurti theksoi se gjatë vitit të kaluar janë trajnuar më shumë se 200 profesionistë.

Gjatë konferencës, vëmendje kryeministri i dha edhe punimit të profesorëve të Departamentit të Psikologjisë, të publikuar para 3 viteve, i cili përveç të dhënave të dobishme për politikbërje, vë në pah edhe rëndësinë e klimës shkollore, si dhe dukshmërinë e ndërlidhjes së saj me nivelin e dhunës dhe viktimizimit.

“Në fund të fjalës së tij, Kryeministri përsëriti që kohën t’ua përkushtojmë fëmijëve sepse ata janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij brezi. Ai uroi që konkludimet e kësaj konference të nxjerrin në pah sfidat dhe të ofrojnë rekomandime të vlefshme që mund të përdoren nga të gjithë hisedarët”, thuhet më tej në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Lajme
Kalo në kategori