LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava

Kurti priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava

Myftiu Tërnava e uroi Kurtin për detyrën e re dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për një të ardhme sa më të mirë për vendin duke kujtuar sesa shumë ndryshime pozitive presin qytetarët nga Qeveria Kurti.

Kurti e falënderoi Myftiun për urimin dhe vizitën, dhe u shpreh se është i vetëdijshëm për vështirësitë e shumta me të cilat do të përballemi, por me bindjen edhe më të madhe se me besim e punë ato do të kalohen po synojmë realizimin e programit tonë.


Qeveria është e vendosur që përkundër vështirësive të shumta t’i qëndroj besnike zotimeve të saj qeverisëse për të cilat ka marrë mbështetje masive nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit dhe pa të cilat nuk mund të transformohet gjendja socio-ekonomike në vend. Numrin e ministrive e kemi zvogëluar, projektligjin për vitin 2020 po e përgatisim, ndërkohë që kemi filluar edhe ndryshimet e nevojshme në drejtësi.

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava shprehu dashamirësinë e tij ndaj punës së madhe që ka filluar të bëhet me qeverinë e re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori