LAJMI I FUNDIT:

Kurti pritet në takim nga ministrja e parë e Irlandës së Veriut

Kurti pritet në takim nga ministrja e parë e Irlandës së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe është takuar me ministren e parë të Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill.

Ministrja O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly e kanë pritur të mërkurën kryeministrin Kurti në Kështjellën Stormont.

“Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly kanë pritur sot në kështjellën ‘Stormont’ kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social “X”.


Tutje bëhet e ditur se në këtë takim janë diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin.

Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate për media ku thuhet se “u theksua vullneti dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe ndarje të përvojave në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë arsimin dhe teknologjinë”.

“Me këtë rast u bisedua edhe për qasjen në sistemin e arsimit të përbashkët në Irlandën Veriore, ku nxënës nga komunitete të ndryshme bëhen bashkë dhe vijojnë mësimet për orë të caktuara gjatë javës. Kryeministri foli për potencialin dhe suksesin e Kosovës në sektorin e teknologjisë, për zhvillimin ekonomik dhe demokratik në vend. Ai uroi znj. O’Neill dhe znj. Little-Pengelly për formimin e qeverisë. Bashkë folën edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Irlandën Veriore”, thuhet në njoftim.

Kurti ka udhëtuar për në Londër javën e kaluar, për të marrë pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori