LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret Begajn: ​Kosova përjetë falënderuese ndaj Shqipërisë

Kurti pret Begajn: ​Kosova përjetë falënderuese ndaj Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25 vjetorin të ditës së Çlirimit të Kosovës, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Shqipërisë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjatë takimit me të parin e shtetit shqiptar, Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është përjetë falënderuese për kontributin e Shqipërisë.

“Shqipërisë i jemi falënderues për jetë për gjithë kontributin e saj para luftës, gjatë luftës e pas luftës. Sot e kësaj dite dhe presidenti i Shqipërisë Begaj është gjithmonë i mirëseardhur duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin e 1999 dhe të falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti, transmeton KP.


Ndërsa, presidenti Begaj ka shtuar se para 25 viteve është vënë në vend padrejtësia shekullore që është mundësuar me gjakun dhe sakrificën e heronjve të UÇK-së.

Begaj gjithashtu përgëzoi Kosovën për gjithçka që ka bërë deri me tani dhe për atë që do të bëjë në të ardhmen, për pasur një popull me mirëqenie dhe prosperitet.

“Sot është dita e rilindjes së Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun, sakrificën e heronjve të UÇK-së dhe unë dua të përgëzoj Kosovën për gjithçka që ka bërë deri më tani, dhe që do të bëjë në të ardhmen për të pasur një popull i cili do të ketë mirëqenie dhe prosperitet”, është shprehur Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori