Kurti - PDK-së për Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë: Motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për reformat që i ka ndërmarrë qeveria në drejtësi.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ndër të tjera, ai e ka përmendur Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, për të cilin tha se PDK po të mos e dërgonte në Kushtetuese, puna do të fillonte para fundit të vitit.
“Po të mos ishte për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kontestimin e ligjit nga ana e saj në Gjykatën Kushtetuese, tani do të ishim në proces e sipër të kompletimit të stafit të Byrosë, e cila punën do ta fillonte para fundit të vitit".
"Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllimin nuk arrijnë ta fshehin dot“, shkroi Kurti.
Nga
Telegrafi
18/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































