Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish për nenin 7 të marrëveshjes bazë të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi e për të cilën palët janë dakoduar, dhe ku përmendet vetëmenaxhimi i komunitetit serb.
Lajçak në një intervistë të martën, ka deklaruar se ky nen nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, ka thënë ai për REL-in.
Ndërsa, lidhur me këtë Kurti ka thënë se ekziston një dallim me komunave dhe komunitetit pasi sipas tij, ky i fundit nuk është kategori territoriale.
“Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetmenaxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit jo komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative, pra nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme, por nuk janë e njëjta gjë”, është shprehur kreu i ekzekutivit.
Ai tutje ka ripërsëritur atë që ka thënë në Kuvendin e Kosovës se “nga pikëpamja ime juridike kur themi komuniteti serb, atëherë shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas Këshillit të Evropës”.
“Kjo është platforma në të cilën angazhohemi për komunitetet, përfshirë edhe atë serb. Ne nuk e mohojmë që janë bërë dy marrëveshje nga paraardhësit tanë, por të dyja janë shumë të cenuara në të kaluarën. Marrëveshja e parë është cenuar nga vetë presidenti i Serbisë, ndërsa marrëveshja e dytë e vitit 2015 nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, duhet t’i kemi parasysh edhe këto elemente”, ka deklaruar Kurti duke shtuar se “nuk bën të barazohet fjala komunitet me fjalën komunë apo asociacion”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale