Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se partitë në pushtet e kanë mbushur Telekomin e Kosovës me punëtorë pa nevojë, për të siguruar vota. Ndërsa, ka shtuar se si pasojë e privatizimit, po bën që pjesa më e madhe e territorit të mbetet ma rrymë.
Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku ka kritikuar qeverinë që sipas tij, po përton të merret me problemet e qytetarëve, siç janë bora, i ftohti e ndërprerjet e rrymës.
E problemet me rrymë, Kurti ka thënë se po vinë si pasojë e privatizimit të kompanive.
“Ka qenë pikërisht mendësia dhe ideologjia e privatizimit që i solli këto probleme kur pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë mbetën pa rrymë sepse kompania private që duhet të investojë në rrjetin e shpërndarjes nuk e bën këtë, por vetëm vjel të ardhura e fitime që i dërgon jashtë vendit”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, ai ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi 85 milionë euro vitin e kaluar për shkak të keqqeverisjes.
“Për shkak të keqinvestimit i kemi humbur paratë me të cilat do të mund të ishin dyfishuar pagat e mësuesve dhe mjekëve. Pse ndodh kjo? Sigurisht për shkak të keqqeverisjes dhe drejtimit të gabuar politik”, ka thënë ai.
Ai është zotuar se me ardhjen e VV-së në pushtet, mësuesit, mjekët e punëtorët e administratave publike do të kenë paga meritore.
Kurti ka akuzuar partitë në pushtet se po e vjedhin Telekomin e Kosovës.
“Tash ata po përpiqen ta privatizojnë Telekomin e Kosovës, një ndërmarrje e cila vazhdimisht del me fitim po të mos ishte duke u vjedhur prej partive në pushtet e kontratave të dëmshme”, ka thënë Kurti.
Ai ka përsëritur se synim i Vetëvendosjes do të vazhdojë të jetë edhe eliminimi i pabarazisë në vend.
Përndryshe, kjo është mbledhja e parë e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes për këtë vit. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!