LAJMI I FUNDIT:

Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Kurti pas manifestimit me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është pyetur disa herë nga mediat për propozimin e Ramës, por që ai ka vazhduar të flasë për tema tjera.

“Lidhja është gjallë siç po e shihni dhe e fort, e me mua është edhe një Mikelo nga Frashineto në Kalabri. Fshati Frashineto është me shqiptarë arbresh, njëri prej tyre është Mikeli, të cilin iu ftoj ta pyetni për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja është gjallë, urime 10 qershori”, tha ai, raporton kp.


Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk foli me Kurtin
Lexo po ashtu Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk foli me Kurtin

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministri Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Siç u shpreh ai, pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori