LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me Nikshiq, kërkon që Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë

Kurti në takim me Nikshiq, kërkon që Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë

Pas takimeve në Presidencën e Bosnjës, kryeministri Albin Kurti u prit edhe nga Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq.

Raportet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e reja dhe mënyrat e rritjes së shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe arsimore në njërën anë dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në anën tjetër, ishin temat kyçe të takimit.

Kryeministri e njoftoi Kryesuesin e Këshillit të Ministrave, se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Bonjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në drejtim të Kosovës me letërnjoftime, siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit, thuhet në komunikatë.


Ai bëri thirrje që edhe Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më parë, në mënyrë që edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftime në drejtim të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor.

Në të gjitha takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, përgjegjës edhe për Bosnje dhe Hercegovinë, Martin Berisha dhe stafi i kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori