Kurti në Suharekë: Do të ofrojmë punësim të garantuar për një anëtar të familjes dhe për çdo familje në skemë sociale

Mes qytetarëve të shumtë që e thërrisnin emrin dhe funksionin e tij të ri si kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidatët për deputetë nga Theranda, Salih Zyba, Drita Kabashi, Albana Gashi dhe kandidati Rexhep Selimi hynë në oborrin e Gjimnazit “Jeta e Re” në Therandë për ta folur qeverinë e 6 tetorit.
Kandidati Salih Zyba kujtoi se se ato pak prona e ndërmarrje që i mbijetuan luftës nuk i mbijetuan pasluftës së privatizimeve nga partitë që udhëheqin vendin për 20 vite. Ai tha se këto parti që kanë shkatërruar ekonominë, arsimin, shëndetësinë e drejtësinë po shkojnë për mos t’u kthyer më dhe se me 6 tetor qeverisja e re me Albin Kurtin në krye po vjen.
Doktoresha Drita Kabashi foli për atdhedashurinë dhe shëndetësinë. Si doktoreshë e shkolluar dhe me përvojë pune në Gjermani, ajo tha se dashuria për atdheun dhe njerëzit në Kosovë ja shtyu ndjenjën e detyrës për t’u kthyer dhe shërbyer në vendin e saj, ku tash me qeverinë e re do të ketë sigurime shëndetësore dhe trajtim profesional dhe njerëzor për qytetarët e vendit pa diskriminim.
Kandidatja Albana Gashi përmendi ndërmarrjet e Therandës që ja kanë dhënë identitetin dhe dinjitetin qytetarëve të saj e që janë shkatërruar përmes privatizimit.
Qeveria e re do ta shfuqizoj AKP-në dhe do t’ia marr asaj ndërmarrjet shoqërore për ta hapur një kapitull të ri në ekonominë e vendit, që do t’ia kthej shpresën qytetarit e dinjitetin punëtorit.
Gjenerali dhe kandidati për deputet Rexhep Selimi tha se pas një jave do të flas populli i Kosovës, e pas asaj jave do të heshtin ata që na vodhën e na rrjepën, e pas edhe asaj jave në ditët tona plotë dritë nuk do i shohim më këta lakuriq të natës. Ata do të ikin sepse në emër të UÇK-së kërkuan votën dhe sollën Gjykatën Speciale, sepse premtuan vende pune dhe e larguan rininë jashtë vendin, ata do të ikin sepse po vjen Vetëvendosja dhe Albin Kurti kryeministër.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se Theranda duhet të ketë ujë e trotuare, parqe e sheshe publike dhe se këto do të bëhen përmes grantit të katërt për komuna në vlerë prej 600 milionë eurosh, që do e ndajë qeveria e re. Edukimi do të lidhet me kërkesat e tregut në mënyrë që çdo i diplomuar ta gjej një vend pune dhe e gjithë kjo do të mbështetet edhe prej investimeve të Bankës Zhvillimore në industrinë prodhuese dhe përpunuese që do i zëvendësojë importet.
“Me qeverinë e re të rinjtë nuk do e lidhin më besën me partinë, por kontratën me kompaninë dhe trendi i ikjes do të ndalet përmes shtetit solidar dhe shtetit social. Ne do të ofrojmë punësim të garantuar për një anëtar të familjes për çdo familje në skemë sociale. Do ta ndajmë mirëqenien duke paguar deri në 240 euro në vit për fëmijët nën 2 vjeç, e 120 euro në vit për fëmijët nën 16 vjeç, dhe do të heqim tatimin për të ardhurat deri në 300 euro sepse askush nuk duhet të paguaj për të mbetur gjallë”, tha ai.
Me votimin e qeverisë së re me datë 6 tetor, e me fitoren tonë të përbashkët do t’i bëjmë ndryshimet që i duam dhe i presim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës