Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të premten në mbrëmje është takoi bashkatdhetarët në Oslo dhe miq të Kosovës nga Norvegjia.
Kështu thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë, ndërsa i pranishëm në këtë organizim ishte edhe ish-ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Adresimin e tij, kryeministri e filloi me falënderimin për të gjithë të pranishmit që kishin gjetur kohë që t’i përgjigjen ftesës për këtë takim.
“Ai u shpreh i lumtur që mërgata jonë në Norvegji janë integruar dhe gjithnjë dhe më shumë ka ndërmarrës, studentë e profesorëve shqiptarë. Këshilli Shqiptar në Norvegji përfshin 22 shoqata të shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe ka një anëtarësi prej 20 mijë veta.
Kryeministri theksoi që Norvegjia është një vend partner dhe mike e Republikës sonë e cila ka mbështetur Kosovën në vazhdimësi, dhe me të cilën marrëdhëniet tona sa vijnë e shtohen. Së fundmi është arritur marrëveshja për Tregti të Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Norvegjia, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime më të mëdha dhe bashkëpunim më të madh ekonomik e tregtar, të cilat veçse kanë një trend pozitiv viteve të fundit”, thuhet në njoftimin për media.
“Duke përmendur shembuj dhe histori të suksesit të investimeve të mërgatës sonë, dhe mundësitë që Kosova ofron bashkë me mbështetjen që Qeveria jep përmes Dritares së Investimeve të Diasporës, kryeministri u bëri thirrje që të vazhdojnë të investojnë në vendin tonë dhe të hulumtojnë mënyra e mundësi sesi mund të ushtrojnë profesionet e tyre edhe në Kosovë”, thuhet tutje.
Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Gërvalla, në adresimin e saj u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen në kuadër të procesit të regjistrimit online të popullsisë që po vazhdon për diasporën tonë deri në fund të vitit, duke theksuar rëndësinë e të dhënave nga regjistrimi në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve për ta nga ana e institucioneve tona.
Ajo po ashtu u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë që të regjistrohen për votim për mërgata në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës që në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë mund ta bëjnë fizikisht apo përmes postës në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Gërvalla falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për kontributin ndër vite dhe që vazhdon.
Në njoftimin për media thuhet se kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren Gërvalla të shkojnë edhe në Frankfurt të Gjermanisë ku po ashtu do të kenë një bashkëbisedim me bashkatdhetarë.
“Këto bashkëbisedime janë në shërbim të thirrjeve të institucioneve të vendit për regjistrim sa më të madh të diasporës në procesin online në kuadër të regjistrimit të popullsisë dhe për regjistrim për votim jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë edhe mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe ofertën e vendit për investimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?