LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Takime të shumta për bashkëpunim dhe siguri

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Takime të shumta për bashkëpunim dhe siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare mbi çështjet e sigurisë dhe politikës globale.

Gjatë tri ditëve të konferencës, Kurti ka zhvilluar takime me liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, duke diskutuar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në sigurinë, mbrojtjen dhe ekonominë.

Në një takim me Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzen, u theksua gatishmëria e Kosovës për t’u përfshirë në nisma globale të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Po ashtu, me kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, u diskutua për përfitimet e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, të cilën Kosova e nënshkroi në janar.

Marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi në mbrojtje ishin në qendër të bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić.

Ndërsa, në takimin me ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies, u theksua rëndësia e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve gjermane në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, Kryeministri Kurti ka zhvilluar gjithashtu bisedime me emisarin e ri të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë nga Finlanda dhe SHBA-ja.

Përveç takimeve dypalëshe, ai ka marrë pjesë edhe në diskutime të ndryshme mbi sfidat e sigurisë globale, përfshirë taktikave hibride ruse në Evropë dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

Konferenca e Sigurisë në Mynih është një platformë kyçe për dialogun mbi çështjet e sigurisë, ku marrin pjesë liderë shtetërorë, diplomatë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori