Kurti në Athinë takoi drejtuesit e kompanive nga fusha e energjisë – i njofton pse Kosova është destinacion tërheqës për investitorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Athinë drejtuesit e kompanive nga fusha e energjisë.
Në takime të ndara me: Evangelos Mytilineos, Drejtues i bordit të drejtorëve të Mytilineos Holdings, Philipp Kunze, drejtor menaxhues i BayWa, Georgios Peristeris, Drejtues i bordit të drejtorëve dhe drejtor menaxhues, GEK Terna Group, Dimitris Papalexopoulos nga TITAN Cement Group, si dhe Konstantinos Mavros, Shefin Ekzekutiv të PPC Renewables, kryeministri shprehu synimin e Qeverisë për të inkurajuar investimet private dhe për të krijuar një klimë të favorshme investimi, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike.
Kurti theksoi elementet që e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët, sikurse afërsia e saj me tregjet evropiane, fuqia punëtore e aftë, dhe një kuadër i fuqishëm rregullator.
“Veçanërisht u theksuan mundësitë e investimit në sektorin e energjisë, ku Kryeministri i njoftoi me planin 10- vjeçar të Qeverisë për diversikimin e resurseve energjetike me ndërtimin e 1,200MW kapacitete të reja gjeneruese nga teknologjia solare dhe e erës, ku e theksoi ankandin aktual të shpallur nga Ministria e Ekonomisë për ndërtimin e 100MW nga teknologjia solare, projekt ky i cili hap rrugën projekteve të mëtejshme të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, si ankandin e erës prej 150MË në lokacione jo-specifike që pritet të shpallet vitin e ardhshëm, si pjesë e hapave të ndërmarrë nga Qeveria në arritjen e objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kurti veçoi progresin drejt zbatimit të Programit Kompakt në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për ndërtimin e baterive akumuluese me kapacitet prej 170MË që do të jenë komplementare me zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit