LAJMI I FUNDIT:

Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, a pritet takim edhe me Vuçiqin?

Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, a pritet takim edhe me Vuçiqin?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të marr pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Në një deklaratë për Telegrafin nga Qeveria e Kosovës thanë se Kurti do të jetë i pranishëm në këtë forum.

Pyetur nëse gjatë pjesëmarrjes në këtë forum do të ketë takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq theksuan se ende nuk është agjenda finale dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit.


“Kryeministri Kurti do të marrë pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.  Sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ajo ende nuk është finale andaj dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit do të njoftoheni me kohë”, thanë nga Qeveria.

Ndryshe, Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të fillojë më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë.

Moto e këtij edicioni të Forumit do të jetë “Rindërtimi i besimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori