Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportet e tij me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku ka thënë se nuk është hera e parë që ata nuk pajtohen mes vete.
Kurti ka thënë se ka shkuar në Bruksel për të bërë marrëveshje para marsit 2023, pasi që kështu ka qenë e shkruar në ftesën e BE-së për takimin e së hënës.
“Afatin mars 2023 nuk e kam shkru unë, e ka shkru Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit që synohej në fund të bëhej publike është paragrafi ku thuhej që bisedimet përfundojnë në mars 2023”, ka thënë Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri ka theksuar se ai ka kërkuar që marrëveshja të arrihet në shkurt, por nga BE-ja thanë që nuk bënë para marsit.
“Unë kam kërkuar që të jetë shkurti. Më shpejt më mirë, thanë jo nuk bënë shkurti por marsi. I thash shkurti ata thanë marsi, thash hajt pe lëmë marsi, e ata e lanë krejt. Çfarë të bëjë. Marsi nuk është ide e imja, ‘before march’ shkruan aty, e unë kisha dëshirë me qit para shkurtit, ata thanë para 1 marsit me u bë marrëveshja. Me atë ftesë unë e kam blerë biletën e avionit, përndryshe nuk do të kishte kuptim nëse kishin qenë vetëm targat”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se për gjashtë muaj është diskutuar çështja e targave nga ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
“Mu më kanë thirr me bo marrëveshja para marsit 2023 dhe unë kam shku. Borrelli në konferencë nuk e përmendi marsin e vitit 2023, e la këtë”, tha Kurti.
Kurti shtoi se kredibilitetin e Borrellit e vlerësojnë vendet anëtare të BE-së, ato të cilat edhe e kanë zgjedhur.
“Atë e kanë zgjedh vendet anëtare të BE-së. Ata e vlerësojnë performancën e tij, unë në takime me të ja kaloj jashtëzakonisht mirë, unë mund të mos pajtohem me të, por kjo nuk është e reja. E reja është që s’po pajtohet me propozimin e BE-së. Nuk është hera e parë që ai nuk pajtohet me mua”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë