LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për gjendjen në shëndetësi, thotë se do ta ketë prioritet

Kurti flet për gjendjen në shëndetësi, thotë se do ta ketë prioritet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me Isa Mustafën do të kenë takime dhe komunikime të vazhdueshme, derisa të arrijnë marrëveshjen që dëshirojnë.

Kurti ka thënë se Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim, do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur t’i kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja… Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori, po shihet që na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, tha ai.


Kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti, në tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” e organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore premtoi se që në javën e parë të qeverisjes së tij do të fillojë të gjitha përgatitjet me shpejtësi për Sistemin Informativ Shëndetësor.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se qeveria e drejtuar prej tij do të ketë çështje primare shëndetin e të gjithë qytetarëve, pasi për ta shëndeti nuk është mall që konsumohet por është vet jeta dhe vet njeriu.

Ai shprehu indinjatën që edhe 20 vjet pas çlirimit dhe rreth 12 vite pas shpalljes së pavarësisë qytetarët nuk gëzojnë sigurime shëndetësore. Sipas tij, sot në Kosovë është një situatë paradoksale kur ka sigurime për automjete por jo për njerëzit brenda këtyre automjeteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori