LAJMI I FUNDIT:

BE: Kurti e Vuçiq së shpejti do të ftohen në një takim tjetër në Bruksel – e rëndësishme të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog

BE: Kurti e Vuçiq së shpejti do të ftohen në një takim tjetër në Bruksel  – e rëndësishme të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog

Zëdhënësi i Bashkimit Evropain, Peter Stano ka thënë se marrëveshja e arritur mbrëmë (e mërkurë) në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave nuk është fundi i procesit të dialogut.

Ai ka thënë se synimi është që të arrihet së më shpejt marrëveshja e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja është duke e lehtësuar dialogun që të ndihmojë të dyja palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për normalizim të marrëdhënieve. Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet.


Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht që puna vazhdon”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Ai ka shtuar se shpreson që marrëveshja e mbrëmshme do ta largojë krizën aktuale.

“Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krizë e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”, tha Stano në konferencë për media.

Ai shtoi se emisari Miroslav Lajçak po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshje.

“Përfaqësuesi i Lartë do të ftojë dy liderët së shpejti në Bruksel për të vazhduar në marrëveshjen që është arritur dhe të diskutohet në pikëpamje më të madhe, e ajo është drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në propozimin e lehtësuesit të BE-së”, tha Stano. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori