LAJMI I FUNDIT:

Kurti e uron Tërnavën për Bajram – apelohet të shmangen vizitat familjare

Kurti e uron Tërnavën për Bajram – apelohet të shmangen vizitat familjare

Në prag të festës së Fiter Bajramit, Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, zhvilluan një video-takim.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar medieve.

Kryeministri në detyrë, duke i uruar Fitër Bajramin, e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ai dhe Bashkësia Islame, si autoritete morale dhe fetare, kanë dhënë në respektimin e rregullave dhe masave për menaxhimin e pandemisë COVID-19.


“Ky muaj i shenjtë për myslimanët këtë vit ka qenë edhe më i veçantë. Gjatë tij, përpos vetëpërmbajtjes nga ushqimi dhe pija, dhe solidaritetit me ata në nevojë, është paraqitur nevoja edhe për përmbajte kolektive ndaj masave të Qeverisë dhe udhëzimeve të ekspertëve shëndetësorë për t’iu shmangur grumbullimit të turmave në hapësira të mbylluar dhe vizitave familjare, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit me COVID-19”, tha Kurti.

Myftiu Tërnava tha se respektimi i institucioneve dhe profesionalistëve të fushës është parim fetar kurse mbrojtja e shëndetit publik është obligim i atillë.

Në shërbim kësaj, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Myfitu Ternava përsëritën thirrjen drejtuar qytetarëve që t’i shmangin vizitat tradicionale familjare në nder të Fiter Bajramit pasi që virusi vazhdon të jetë në mesin tonë. Sipas ekspertëve shëndetësorë, përhapja me e madhe e virusit bëhet pikërisht gjatë vizitave familjare, në ​ambiente të mbyllura, ku ndërveprimi fizik është i afërt.

Relaksimi i masave nuk do të thotë relaksim i plotë dhe nënvlerësim të virusit. Kujdesi dhe vëmendja duhet të vazhdojnë të jenë e njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori